Pritje spektakolare Bashës në Gjirokastër: Askush nuk e ndal dot më ndryshimin

NJOFTIMI PËR VIZITËN E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË GJIROKASTËR

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme ndodhet në qytetin e Gjirokastrës, i cili është pritur me entuziazëm nga qytetarët. Në fjalën e tij para gjirokastritëve, Basha falënderoi për pritjen e jashtëzakonshme dhe tha se ndryshimi shihet në sytë e nënave nga Gjirokastra deri në Shkodër.

Lulzim Basha: Të dashur motra dhe vëllezër, të rinj dhe të reja, vajza dhe djem, zonja dhe zotërinj të Gjirokastrës ju falënderoj nga zemra për këtë pritje të jashtëzakonshme. Ndryshimi ka filluar, e shoh në sytë e nënave nga Gjirokastra në Shkodër, nga Durrësi në Korçë. Me 25 prill do ta çlirojmë Gjirokastrën dhe Shqipërinë, nga mjerimi e nga papunësia. Me 25 prill çdo shqiptar e çdo shqiptare do të votojë për ndryshimin, do të votojë për fëmijët e tij dhe të saj, do të votojë për ekonominë, për punësimin, për Evropën dhe për Shqipërinë si gjithë Evropa. Ndaj ju bëj thirrje e para të merrni masa me maska dhe me distancë, kujdesuni për shëndetin tuaj. Dhe e dyta, mos harroni kjo është një betejë për fëmijët tuaj, për familjet tuaja. Është një betejë fitorja e të cilës do të thotë fitore e Gjirokastrës, fitore e Shqipërisë dhe e shqiptarëve pa dallim.