Basha: 94% e të rinjve që shkollohen jashtë, nuk kthehen në Shqipëri

Kur na ndajnë 36 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kryedemokrati Lulzim Basha, ka renditur sipas tij një nga dështimet e kryeministrit Edi Rama në këto 8 vite qeverisje.

Lideri demokrat kësaj here është ndalur tek të rinjtë që studiojnë jashtë vendit dhe nuk duhan të kthehen në Shqipëri.

Përqindja sipas tij është 94% dhe kjo përbën një problem pasi pakësohet forca vitale e shoqërisë dhe ekonomisë.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

36 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Cila është përqindja e të rinjve që studiojnë jashtë dhe nuk dëshirojnë të kthehen në Shqipëri? Përgjigja: 94%. Rrjedhja e trurit përbën një problem madhor, pasi vendit i pakësohet forca më vitale e shoqërisë dhe ekonomisë.