Ministrja e Ramës thyen rregullat e besimit islam në xhami

Ministrja e Kulturës që shoqëronte Ramën sot në një vizitë në Xhaminë e Plumbit në Shkodër ka thyer rregullat e këtij besimi fetsar për hyrjen në këto objekte kulti. Sikurse mund të shikohet nga foto, ministrja ka hyrë në xhami pa një shami në pjesën e kokës që është një rregull i këtij besimi fetar për çdo grua që futet në xhami.

Kujtojmë se turisteve femra të cilitdo besim fetar që janë, në vende të ndryshme turistike si në Xhaminë Blu, u lejohet hyrja duke u dhënë një shami për ta vendosur mbi kokë. Kjo nuk ndodh në Shqipëri, ku autoritet që shkojnë të vizitojnë këto objekte kulti për të marrë vota injorojnë dhe shkelin rregullat e këtyre besimeve fetare.