Boçi reagon pas sulmit nga banditi Luca: Plehrat e Ramës do ta marrin përgjigjen

Kandidati për deputet i PD në Elbasan, Luçiano Boçi ka reaguar pas sulmit fizik ndaj tij prej Gjergj Lucës një sipërmarrësi të mëbshtetur direkt nga Rama në zaptimin e pronave në Elbasan. Boçi ka bërë kallzim penal në Prokurori ndaj agresorëve.

Ai ka sqaruar se ka qenë i vetëm në momentin kur është sulmuar nga Luca dhe tre bodigardë të tij vetëm pak pasi kishte përfunduar një takim në zonën e Labinotit në Elbasan.

“Tentoi të më godasë dhe bënte gjeste për të më treguar se ishte I armatosur”, tha Boçi. “Plehrat e Ramës do ta marrin përgjigjen sot, nesër dhe me 25 prill koha e bandave dhe banditëve do të marrë fund”, u shpreh Boçi.

“Isha në një takim elektoral në Labinot, Ku z.Luca ka disa biznese. Kisha një takim me demokratët dhe ai është afruar duke më ofenduar dhe më pas ka pasur një përplasje fizike. Gjate përplasjes më ka kërcënuar me jetë. Menjëherë pas incidentit i jam drejtuar organeve ligjzbatuese për të kryer procedurat”, ka thënë Boçi.