Vlora drejt përmbysjes së madhe më 25 Prill

NJOFTIMI PËR TAKIMIN E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË FABRIKË ULLIRI NË NOVOSELË, VLORË

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet ditën e sotme në Volrë, ku ka vizituar një fabrikë ulliri në fshatin Trevllezër. Pronari i fabrikës Piro Myrtaj, në bisedën që pati me kreun e opozitës tha se prodhimi i ka mbetur stok nga mungesa e tregut dhe rënia e kërkesës.

Lulzim Basha: Sa keni prodhuar këtë vit?
Piro Myrtaj: Po këtë vit kemi prodhuar, po na ka ngelur vaji stoqe, nuk ka treg, ka mungesë tregu. Shteti s’na ka ndihmuar në subvencionet e fidanëve, mbjelljen, as me rimbursimin e karburanteve që djegim. Se ne transportin e ua bëjmë falas me fshatarët e thjeshtë.
Lulzim Basha: Ja u merr ju përsipër transportin?
Piro Myrtaj: Po! Edhe ata janë të pakënaqur sepse nuk po e shesin vajin e ullirit, u ka ngel stoqe atje. Nuk arrijnë të shlyejnë lekët e përpunimit të ullirit.
Piro Myrtaj: I kanë me lista. I kanë me lista. Unë i kam 150 mije lekë atij, se bëra vajin dhe si kam dhënë paratë se nuk e kam shitur dot!
Lulzim Basha: Sa vaj bëre sivjet?
Piro Myrtaj: 6 kuintal.
Lulzim Basha: 6 kuintal!
Piro Myrtaj: Po! Tani ky zotëria do paratë, unë ku do gjej?! Tani, ti rrofsh që ke marrë rrugën e ke ardhur, e ta bëjë perëndia mbarë këtë që ke nisur!

Pasi u njoh me shqetësimin, Basha tha se një nga prioritet që duhet të jetë parësor për qeverinë, është bijqësia, por në 8 vite ka qenë sektori më i harruari. Kjo gjë sipas tij do të marrë fund pas 25 prillit, ku qeveria e ardhshme në krye të prioriteteve do të ketë bujqësinë dhe fermerët shqiptarë. Për këtë ai premtoi se do të ketë subvencione për çdo fermer të paktën sa vendet e rajonit.

Lulzim Basha: Në asnjë vendit të botës nuk ecën as bujqësia, as blegtoria, as agropërpunimi pa subvendione nga shteti. Në Amerikë, në Bashkimin Europian dhe në vendet fqinje. Bashkimi Europian 1/3 e buxhetit, e ka mbështetje për fermerin. 1 në 3 euro që shpenzon Bashkimi Europian, që është tregu më i madh i botës, e shpenzon në mbështetje për fermerin. Maqedonia e Veriut, 100 milion, ka shkuar më shumë 120 milion euro subvendione për fermerin. Çfarë kemi bërë ne? E filluam me këto subvendionet për ullinjtë para shumë vitesh dhe kaluam nga 2 milion apo 3 milion, në pothuajse 20 milion rrënjë ullinj. Kjo çfarë solli? Kjo solli në radhë të parë që ne u bëmë një faktorë në prodhimin e vajit të ullirit, edhe për tregun vendas, edhe për tregun e huaj. Sepse për herë të parë ne patëm mjaftueshëm vaj ulliri dhe të një cilësie superiore, të varieteteve të ndryshme
Do të kemi politika për t’i mbështetur fermerët që prodhojnë ullirin sepse pa ullinj nuk ka vaj. Ta shtojmë prodhimin e ullirit dhe kjo do të thotë të keni mbështetje direkte financiare.

Të gjithë atë punë që bëni ju me ullirin mor t’i paguani nga xhepi. Kështu ndodh. Pse fermeri italian e nxjerr vajin e ullirit me kosto më të ulët dhe me çmim konkurrues? Sepse merr para nga republika italiane. Greku po kështu, spanjolli po kështu. Kush punon më shumë? Fermeri shqiptar punon më shumë. Çfarë i mungon? Mbështetja e qeverisë. Prandaj në planin e qeverisë gjëja e parë që kemi është 100 milionë euro subvencione për fermerin për të rritur prodhimin dhe 50 milionë të tjera për të rritur infrastrukturën ku përfshihen fabrikat e vajit të ullirit. Kjo është e para. Që Shqipëria duhet të ndryshojë kjo s’ka pikë diskutimi. Që ndryshimi vjen duke e çuar Shqipërinë drejt Evropës kjo s’ka pikë diskutimi.

Ajo që duhet të kuptoni është që këtë mund ta bëjmë të gjithë bashkë prandaj duhet vota e të gjithëve ju. Mërzinë ua di, dhimbjen ua di, unë e di se çfarë do të thotë të hedhësh lekët e xhepit dhe jo mos të nxjerrësh fitim por të zhytesh në borxh. Në këtë moment unë ju garantoj dy gjera, dy gjera ju garantoj, programin tonë për bujqësinë do ta vëmë në lëvizje që ditën e parë dhe unë s’po ju them që do bëjmë mrekullira si Italia dhe Spanja, por të paktën as sa bënë Shkupi, aq sa bënë qeveria e Maqedonisë së Veriut. Për fermerët tanë ne do ta bëjmë madje do të bëjmë edhe më shumë se aq dhe në këtë mënyrë ti do të jesh në gjendje të financosh me paratë që të vijnë nga shteti pa kontakt me nënpunësin, se nënpunësi thotë më jep mua 20%, 30% që do të të jap subvencion. Ti do të kesh më shumë ullinj për ti përpunuar dhe do të kesh tregjet e Europës të hapura, jo vetëm për të shitur vajin e ullirit në Shqipëri, por për ta eksportuar atë edhe drejt Europës. Gjërat janë të lidhura dhe janë të mundshme.

Asnjë nga këto që ju them nuk janë mrekulli, janë normalizim, Shqipëria ka nevojë për normalizim, ka nevojë për njerëz punëtorë, njerëz normalë në qeverisje dhe një plan konkret pune që ka nxjerrë nga ngecja që ka mbetur. Prandaj po ju them të gjitha mundësitë egzistojnë që kjo fabrikë dhe fabrika të tjera si këto të prodhojnë vaj ulliri cilësorë, i cili të jetë edhe për tregun e brendshëm, edhe për tregun e huaj. Që ju të nxirrni fitimin, që fermeri të nxjerrë fitimin, që fermeri të nxjerrë fitimin. Jo thjeshtë të mbijetojë por të kthehet në sipërmarrje. I thonin dikur në komunizëm, kulakë. Pse i thonin kulakë ? Se ishin shtresë e mesme. Po jua them me gjuhë popullore, me programin tonë të gjithë fermerët do bëhen kulakë, të gjithë do të kenë para në xhepat e tyre, nuk do ta ulin kokën para qeverisë. Do kenë para në xhepat e tyre njësoj si sipërmarrja.

Programi ynë e bën të mundur siç janë fermerët e Kosovës dhe të Maqedonisë, të jenë njerëz me mirëqenie dhe me para në xhepat e tyre. E vetmja gjë që duhet është dëshira për të ndihmuar njerëzit. Çfarë janë 100 milionë Euro? Se kështu duket shifër e madhe. Janë një koncesion i Edi Ramës. E ka mbushur ku do t’i gjejë lekët, ku do t’i gjejë lekët ? Lekët do t’i gjejë tek buxheti i shtetit. Ku i gjend zotrote që ja jep lekët oligarkëve? Ku i gjen ti që ja jep Vilma Nushit me shokë? Te buxheti i shqiptarëve. Nuk do t’i marrin më ata, do t’i marrin fermerët, do t’i marri sipërmarrja, do t’i marrin ata që hapin vende pune. Këtu do të shkojnë paratë e shqiptarëve.