KQZ regjistron në zgjedhje Tom Doshin

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka regjistruar në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit Partinë Social Demokrate të Tom Doshit. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të KQZ, ku i është hapur zyrtarisht rruga Doshit për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit.

Kujtojmë se ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, bëri thirrje që emra si Tom Doshi nuk duhet të jenë në listën e kandidatëve në zgjedhje, duke theksuar se “votuesit shqiptarë meritojnë më shumë”. Departamenti Amerikan i Shtetit e vendosi në “listën e zezë” Doshin, duke i ndaluar hyrjen në SHBA.