Basha me ikonat e artit vlonjat, Asqeriu: Të gjithë në votime, duhet zgjedhur mes sundimtarit dhe shpërblestarit

NJOFTIMI PËR TAKIMIN E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, ME BUJAR ASQERIUN DHE PARODISTËT E VLORËS MANE LUMANI, AFRIM AGALLIU

Gjatë vizitës së tij në qytetin e Vlorës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka takuar aktorët e njohur vlonjatë, Bujar Asqeriun dhe parodisët e Vlorës, Mane Lumani dhe Afrim Agalliu. Në bisedën e tyre që patën me kryetarin Basha, ata ngritën problemet e ndryshme që e kanë zënë vendin, në çdo fushë të tij.

“Bujar Asqeriu: Po ndjekim me shume vëmendje gjithë këtë fushatë që duhet të kthehet në një festë të madhe për popullin shqiptarë. Të gjithë në votime duhet të venë me kënaqësinë, me vullnetin që me votën e tyre të vendosin fatin e tyre. Shqiptarët duhet të vendosin fatin e tyre dhe duhet të zgjedhin midis sundimtarit dhe shpërblestarit. Në Shqipëri duhet të jetë populli Zot i detit, i ajrit dhe i tokës dhe askush tjetër.
Artistët në përgjithësi janë të pakënaqur nga politika sepse artistët politika i ka anashkaluar , nuk i ka vlerësuar, nuk ka investuar për artin. Edhe një teatër e rrafshuan. Tirana është pa teatër. Tirana kur ka vajtur 1 milionë banorë minimumi është edhe në kërkesat e Bashkimit Evropian për 100 mijë banorë duhet të ketë 1 teatër, duhet të ketë minimumi 10 teatro. Ku janë 10 teatro në Tiranë?
Lulzim Basha: Edhe atë që e kishim e shkatërruan.
Bujar Asqeriu: Prandaj nesër i nderuar zoti Basha teatrin ta çoni atje ku ishte

Lulzim Basha: Ky është zotimi im.
Bujar Asqeriu: Sepse aty është fryma e atyre që nuk jetojnë dhe e atyre që nuk do të jenë nesër.
Lulzim Basha: Dhe teatri është më shumë se teatër, është më shumë se art, është demokraci, është themeli i demokracisë.
Bujar Asqeriu: Është demokraci dhe është shenjtëri! Hajde prishe kishën sot dhe një xhami. Prishi dot, nuk i prish dot se të vret ai atje. Ai symadhi atje shikon çdo gjë. Se këta kujtojnë se nuk shikon ai. Ai shikon çdo gjë. Prandaj ata që e kanë prishur kanë bërë një gjynah të madh. Është njëlloj sikur të ketë prishur një kishë apo një xhami.

Ju kam dëgjuar me vëmendje gjithё planin tuaj pёr ekonominë dhe luftën kundër korrupsionit por shqiptarët duhet tё jenë tё qartë dhe duhet tё jenë tё bindur qё tё gjithё qё ata kanё vёnё dorë mbi pronën publike mbi paranë publike dhe qё kanё mbushur xhepat kanё transferuar para andej po këndej tё gjithё tё shkojnë përpara ligjit tё shkojnë vetёm atëherë tё binden ky popull qё kёtё ka drejtësi. Sistemi gjyqësor duhet tё jetë i fort, i pavarur nga politika ndryshe nuk bёhet ky vend, ndryshe vjen njё pjesë vidh ikën ajo pjesa tjetër vidh ky vend nuk bёhet.
Dhe dy plagë nё zemrën tim qё dua t’ua referoj. Plagën e parё e kam pёr naftëtarët qё prej, tё cilët i kanё dhёnё miliona euro këtij vendi sot treten dobësohen dhe nuk jetojnë as me shtëpia tё mira as me shëndet tё mirё dhe cinizmi i tmerrshëm i kryeministrit qё iu thoshte dilni nga greva dhe pastaj negocioni me mua. Ky ёshtё cinizëm dhe urrejtje njerëzore. Kjo ёshtё njё urrejtje njerëzore mos tё duash njeriun. Nuk mund tё jesh drejtues i njё vendi nëse nuk do njeriun nëse nuk do shqiptarin. Nuk fiton asnjё betejë!”

“Mane Lumani: Ka 9 vjet vite që ka dalë në pension. Merr një pension minimal dhe nuk e kanë vlerësuar për një pension të veçantë me kontributin e tij që ka një jetë tërë. Dhe kjo është për të ardhur keq sepse Manja ka një kontribut të jashtëzakonshëm pavarësisht fatkeqësisë që ka për këtë që ka ndodhur para 15 vjetësh.”

“Afrim Agalliu: Një gjё tjetër, përveçse asaj kategorie njerëzish qё duhet tё shikohen me përparësi, duhet tё jenë edhe pensionistët. Sepse nuk ёshtё thjesht pensioni i Manes, flasim pёr njё kategori njerëzish tё cilët kanё dhёnё kontributin kanё dhёnё jetën, kanё dhёnё shpirtin e tyre. Pas 93-94 rriteshin nga një cikë, pensionistët gëzonin por është rritur ama. Kështu që në këtë drejtim jam i bindur që edhe ti Mane. Mua më ka bërë përshtypje një gjë tek ju, personalisht. Ajo që keni thënë që, nëse unë nuk realizoj ato që kam thënë në mandatin e parë, unë nuk kërkoj mandat të dytë. Asnjë nuk e ka bërë këtë. Je i vetmi që e bën, bravo të qoftë dhe të uroj edhe për listat, ke qenë shumë i kujdesshëm. Vlora për të përgjërohet, për çdo edhe pa bindje, pa bindje të majtë, të djathtë Bujarin e duan se ka bërë për Vlorën. Dhe unë nipit tim i thashë: pse je futur në politikë? Për interes apo për kontribut? Për kontribut. Vazhdo- i thashë. Unë nuk jam marrë me politikë. Unë kam qenë dhe do të jem edhe kur ju të jeni kryeministër oponencë e juaja.”

Duke theksuar nevojën për ndryshim që duhet më 25 prill, lideri i opozitës tha se 8 vitet e fundit janë një ngecje e Shqipërisë në të gjitha fushat e saj. Ai u zotua se qeveria e ardhme, si fillim do të punojë që të sjell normalitetin vendit dhe me vënien në zbatim të programeve të Partisë Demokratike do t’i vij në ndihmë çdo shtrese të shoqërisë.

Lulzim Basha: Është e tmerrshme që ne nuk gjejmë, nuk kanë gjetur kohën se paratë janë dhe respektin për artistët. Paratë janë, por paratë i çojnë atje ku u do qejfi atyre, tek xhepat e tyre edhe xhepat e ortakëve të tyre. Unë ju jap fjalën që kjo do të jetë një nga gjërat e para që do të ndryshojë. Fillimisht do të kemi për artin dhe kulturën aktual dhe për artistët që i kanë dhënë jetën artit dhe kulturës të njëjtin trajtim që kanë artistët nё rajon. Nuk ka artist nё rajon qё tё jetë nёpёrkёmbur, përdhosur.

Duke hequr duart nga drejtësia, duke bёrё reformon nё drejtësi dhe jo reformë fallco, duke mundësuar gjyqtarëve dhe prokurove jo vetёm t’i mbrojnë, por t’i çojnë para drejtësisë politikanët e korruptuar dhe njerëzit qё kanё futur duart nga xhepat e shqiptarëve. Pa luftuar korrupsionin Shqipёria nuk bën dot përpara dhe pёr kёtё do tё keni vullnetin tim tё hekurt. Prandaj 25 prilli ёshtё njё garanci mё shumë sepse duke votuar pёr ndryshimin do tё votoni qё tё çlirohet Shqipёria nga kapja politike do tё votoni qё gjyqtarët dhe prokurorët tё bёjnё punën pёr tё cilën janё betuar para kushtetutёs.

E ndjej dhimbjen e tyre e prek vuajtjen e tyre njësoj edhe si minatorëve të Bulqizës dhe të gjithë të vuajturve të tjerë të këtyre 8 viteve qeverisje. Po nuk e ndjeve vuajtjen e njerëzve, po se kuptove çdo të thotë mos kesh ushqim për fëmijët, po se kuptove pasigurinë e atyre që kanë një vend pune por mund ta humbasin nesër, dëshpërimin e atyre që s’kanë punë dhe nuk dinë nga t’ja mbajnë, nuk mund të ndërtosh politika, nuk mund të zbatosh politika. Ndaj plani jonë është plan pune, jo premtime boshe. Dhe me këtë plan pune është krejtësisht e mundur t’ju vijmë në ndihmë të gjithë atyre që janë goditur, edhe naftëtarëve, edhe minatorëve. Sepse legjenda e fundit që ka ngritur ky regjim është ku do ti gjeni lekët? Lekët do ti gjejmë tek buxheti i shtetit. Aty ku gjen lekët Edi Rama për të paguar oligarkët, aty ku gjen lekët Edi Rama për të vjedhur paratë e shqiptarëve në kohë pandemie, aty ku gjen lekët Edi Rama për të vjedhur lekët e rindërtimit në kohë pandemie. Një qeveri e përgjegjshme me vullnet, siç e the, se është vullneti politik i pari dhe me një zemër dhe një fytyrë njerëzore, ato para që sot vidhen dhe shpërdorohen, që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit janë 7.2 miliardë në 8 vite, ato para do ti kthehen qytetarëve shqiptarë. Lekët janë por ka munguar dëshira, lekët janë por ka munguar vullneti sepse vullneti dhe dëshira e këtyre 8 viteve ka qenë për një grusht njerëzish por Shqipëria nuk është kurrë e një grushti njerëzish, Shqipëria është e të gjithë shqiptarëve. Shqipëria është e të gjithë shqiptarëve!