Basha: Në çdo cep të Shqipërisë fryn era e ndryshimit

Kryedemokrati Lulzim Basha ka treguar ndjesitë e mira që ka marrë nga takimet që ka zhvilluar në qytetin e Shkodrës.

Përmes një postimi në “Facebook”, lideri demokrat thekson se në mesin e shumë takimeve, mbresa i ka lënë biseda me Kismeten, një sportiste dhe aktiviste e shkëlqyer sipas tij, e cila ka marrë vlerësime dhe kombëtare e ndërkombëtare.

Ndër të tjera, Basha shkruan se në çdo qytet, fshat dhe në çdo cep të Shqipërisë që ka vizituar, fryn era e ndryshimit.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

E djeshmja ishte një ditë plot energji, entuziazëm dhe shpresë. Mes shumë takimesh të shkëlqyera, më la mbresë të veçantë biseda me Kismeten. Sportisten e shkëlqyer, aktivisten dhe vajzën me kurajë dhe besim që mes shumë vështirësive ja ka dalë të marrë vlerësime kombëtare e ndërkombëtare.
Optimizmin dhe shpresën e saj për një Shqipëri më të mirë e shoh ngado në Shqipëri. Kudo që kam qenë, në çdo qytet e fshat, në çdo cep të Shqipërisë fryn era e ndryshimit. Të gjithë së bashku do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë.