Meta paralajmëron paramilitarët e Ramës: Do të ketë veprime të paimagjinueshme

Në konferencën me gazetarët ku foli për përplasjet e shënuara në selinë FRD, Presidenti Ilir Meta komentoi edhe incidentin e një dite më parë në Elbasan gjatë festimeve të ditës së Verës, ku mbështetës të PS e PD u konfrontuan mes tyre.

“Le të bërtasë kush të dojë ‘Meta ik’, as nuk shqetësohem fare unë. pse duhet me reagu me dhunë ndaj dikujt që bërtet ‘Meta ik’. Pse i përplasin aktivitetet në të njëjtën kohë e kujt është përgjegjësia? përgjegjësia është e atij që ka edhe Bashkinë, kontrollon edhe policinë. Eksperimente të tilla me grupe paramilitare nuk duhet të ekzistojnë. Sepse do të ketë veprime të paimagjinueshme, për ata që duan të terrorizojnë shqiptarët.

Dhe nëse dikush nuk shqetësohet për këto veprime skandaloze, sigurisht që shqetësohet Presidenti sepse di me dhjetëra raste të tilla, që me letra bakalli dhunohen të drejtat e pronës. Dhe kjo ka ndodhur se u dhunuan zgjedhjet në Shijak u dhunuan zgjedhjet në Dibër e di gjithë bota, se nuk hetohen por promovohen kandidatë për deputetë dhunuesit e zgjedhjeve. Presidenti nuk ka për të heshtuar asnjë sekond të vetëm.

Populli të bëhet gati për të mborjtur lirinë e tij nga kushdo. Mos prisni president të përsosur në këtë krizë të tmershme që ka pllakosur vendin e demokracinë. Cdo qytetar ti thërrasë mendjen” -u shpreh Meta.