Dhunë shtetërore e banditëve kundër qytetarëve të lirë

Dritan KABA

Mediat shperndane dhe mbajne ende nje lajm sikur ka pasur perplasje mes simpatizanteve te Opozites dhe te Rilindjes.
Nga pamjet duket qarte qe pati nje dhune te ushtruar nga anetare te policise kriminale, kompanise operative te Gardes dhe anetareve te grupeve kriminale te bere bashke ndaj qytetareve.

Nuk e kuptoj si edhe disa media qe jane ne opozite me qeverisjen vazhdojne te mbajne lajmin dhe titullin e imponuar nga Drejtoria e Disinformacionit ne Kryeministri.

Edi Rama do ta paraqese si perplasje mes qytetareve dhe keta i sherbejne pikerisht kesaj strategjie me vetdije apo nga injoranca apo dembelizmi gazetaresk.

Aty duket qarte qe dhunuesit mbajne çanta te varura ne qafe, te cilat sherbejne per te mbajtur pistoletat. Duket qarte qe policia nuk nderhyri per te ndalur dhunen, perkundrazi i hapi rrugen per te bere te mundur goditjen e qytetareve, te cilet e refuzojne kete bande qe qeveris.
Nje keshille per koleget: Hiqini ato tituj te shperndare nga Fuga. Shkruani dhe denonconi dhunen e Policise, Gardes dhe anetareve te bandave. Mos u tregoni kaq naive!

Nuk kishte asnje perplasje mes qytetareve!
Ramen dhe Rilindjen e urrejne te gjithe njesoj. Disa kane kurajo dhe e refuzojne hapur, disa te tjere e refuzojne ne heshtje, por do e refuzojne me vote, njesoj si ne zgjedhjet moniste te 30 qershorit 2019, ku votat e pavlefshme ishin gati te njeta me ato te vlefshme. Ndaj u deshen 50 dite te dilte rezultati sa te manipuloheshin votat edhe pse komisionet ishin vetem te Rilindjes dhe numeruesit po ashtu.
Referendumi popullor i 25 prillit do ta tregoje qarte sa shume e “duan” shqiptaret banden e Rilindjes.