Qenefdebati nuk shpëton qenefqeverisjen

ILirjan TAGA

Rama, si gjeli mbi grumbullin e plehut të quajtur Rilindje, doli dhe bëri me kundërshtarët politikë, atë, të vetmen gjë që di dhe mundet të bëjë “mirë”, të jashtëqitjes nga goja, me zë e me xheste, përgojime, sharje, perversitete, shpifje, halabakllëqe, rrugaçllëqe, palaçallëqe prej djali të llastuar e zullumqar dhiaks të lagjes më kuturbuese erë kërmë shpirtërore, Bllokut.

Zombit rreth e rrotull tij me siguri u ngërdheshën dhe të mrekulluar ndoshta edhe kanë mbushur brenevekët me “satirën” e komandantit dymetrosh, ku burrëria ndihet qyqare braktisur në fund të honit kallëpbosh.

Dhe ata, tellallët e blerë të studiove televizive të televizioneve të çnderuara financiarisht prej kohësh, e kapën menjëherë qëllimin dhe me skuthërinë e çbojatisur të të “paanshmit”, përveshën mëngët e ndotura të propagandës për të amplifikur llumfjalën e kaposhkryeministrit dhe për të konsumuar ditët e pakta deri në zgjedhjet e 25 Prillit me qenefdebat, duke ripërsëritur foto pas fotoje, poshtërsisht, atë llumfjalë
Pas 8 vite mosmbajtje premtimesh, abuzimesh e mashtrimesh, e vetmja rrugë që Ramës i ka mbetur në përballjen elektorale, është të tërheqë në llumhanen e vet gjithë politikën dhe shoqërinë shqiptare.

Qenefdebati është fija e fundit e barit, ku kryeministri, më i mbrapshti i historive pluraliste shqiptare, ka varur shpresën për mos tu mbytyr në gjirizin ku është zhytur vetë, ditë pas dite, apo shpirtligësinë ku, në fund të fundit, nëse veten nuk do të mundet ta shpëtojë, të tërheqë pas vetes dhe të menderosë e mbysë gjithë shqiptarët.

Dështimin 360 gradë, kudo e ngado, për çdo gjë e me këdo, dhe përveç dështimit edhe fëlliqsitë qeverisëse, mundohet t’i mbulojë me qenefdebat se në fakt Rama, nuk mundet të flasë për mbajtje premtimesh se nuk ka mbajtur ndonjë, nuk mund të flasë për arritje se nuk ka asnjë, nuk mund të bëjë premtime se nuk ka mjaftueshëm budallenjë ndër shqiptarët që ta besojnë për të tretën herë, nuk mund të përballet politikisht se është politikisht kufomë e pakallur, nuk mund të përballet moralisht se kurrë nuk e pati një të tillë, nuk mund të përballë listat se përballë shqiptarëve profesionistë e të ndershëm ka vënë llumhanet e krimit dhe të korrupsionit.

Prandaj kërkon që këtë herë, fushatën elektorale ta kthejë në qeneffushatë dhe debatin politik ta zëvendësojë me qenefdebat, me shpresën që, në gjiriz e me llumhane të mbulojë të vërtetën e shëmtuar e të hidhur të qenefqeverisjes të cilën shqiptarët po e vuajnë mbi lëkurë.
As qenefdebati e as qenffushata e llumhaneve të krimit e korrupsionit, nuk do ta shpëtojë kësaj rradhe, sepse shqiptarët janë bashkuar të gjithë në anën e njerzillëkut, siç çdo popull do të bënte në një hall të tillë.