Miratohet për përdorim emergjent vaksina Johnson & Johnson me vetëm një dozë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) miratoi të premten vaksinën Johnson & Johnson, e para që bëhet me një dozë të vetme për përdorim emergjent ndaj COVID-19, dhe shprehu mbështetjen e fortë për vaksinën AstraZeneca, ndërsa disa vende vazhdojnë të pezullojnë përdorimin e saj.

Miratimi i OBSH-së erdhi ndërsa Tajlanda pasoi një numër në rritje vendesh evropiane në pezullimin e përdorimit të AstraZeneca-s për shkak të mpiksjeve të gjakut tek disa të vaksinuar. Edhe Bullgaria dhe Republika Demokratike e Kongos pezulluan të premten përdorimin e kësaj vaksine. Sidoqoftë AstraZeneca tha se nuk ka “asnjë provë të një rreziku në rritje”, në përgjigje të pretendimeve.

Agjencia Evropiane e Barnave, një organ i Bashkimit Evropian që mbikëqyr produktet mjekësore, tha në një deklaratë se përfitimet e vaksinës AstraZeneca “vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet e saj dhe vaksina mund të vazhdojë të jepet ndërsa vazhdon hetimi i rasteve me mpikjse gjaku”.