Shkrimtarja Flutura Açka: Programi i PD, modeli më i mirë për familjen

Shkrimtarja Flutura Açka, është kryesuese e listës së Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit. Në një takim në qytetin e Durrësit, ku kryedeomkrati Lulzim Basha prezantoi kandidatet gra të PD, ishte e pranishme edhe Açka.

Kjo e fundit u shpreh se programi i ideuar nga Partia Demokratike, i jep mundësi grave që krahas angazhimeve familjare, t’i dedikohen pasioneve dhe angazhimeve profesionale.

“E kam parë me imtësi dhe programin që të jetë i zbatueshëm dhe më vjen mirë që ju i qaseni zemrës së konceptit të Evropës mbi gruan dhe familjen. Ajo Evropë që është zemra e lirisë ka në qendër gruan dhe familja kalon nga gruaja. Gratë do të kenë mundësi të bëjnë fëmijë, art, shkencë dhe gjithçka. Ky i yni është modeli më i mirë për familjen. Një nga problemet është arsimimi, shpopullimi, që vjen nga varfëria dhe nga faktorë të tjerë në familje, qoftë dhe nga dhuna që promovohet. Me projektet tona për të ndihmuar familjen, ne do të mund ta popullojmë Shqipërinë aty ku e meriton, do të japim zërin që gratë meritojnë në shoqërinë shqiptare. Një grua që është artiste do u jepet mundësia të ketë një studio dhe të mos shkarravisë kot”, u shpreh Açka.