Basha: Gratë udhëheqin çdo ditë ndryshimin

Kryetari i opozitës, Basha, ka postuar foto nga një takim me gratë kandidate demokrate dhe zëdhënësen e fushatës së PD. ‘Gratë udhëheqin çdo ditë ndryshimin dhe shpresën që po vijnë’.

Gratë shqiptare luftojnë për drejtësi, rrëzojnë barriera, ndërtojnë sipërmarrje dhe ekonomi të qëndrueshme, dhe janë në ballë të komunitetit në kohë krizash.

Gratë shqiptare janë gra të forta, plot energji. Ato udhëheqin çdo ditë ndryshimin dhe shpresën që po vijnë.

Së bashku me këto zonja të mrekullueshme, ne do të udhëheqim ndryshimin për të gjithë shqiptarët!

Bashkë për ndryshim, Shqipëria fiton!