Tritol dhe terror në zemër të Tiranës, hidhet në erë makina e prokurorit dhe gjyqtares

TRitol në zemër të Tiranës, ndërsa qytetarët janë të terrorizuar.
Me datë 11.03.2021, rreth orës 19:30, tek Komuna e Parisit, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A. M., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit.

Prokurori Arjan Muça ka qenë oficer te Krimet e Rënda, është emëruar prokuror në Gjirokastër, dhe muajt e fundit është komanduar në Tiranë te Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Ai bën raportet për gjyqtarë e prokurorë që kalojnë në Vetting.

Prokurori Muça ka edhe bashkëshorten gjyqtare te Gjykata Administrative e Tiranës, Gentiana Muça, ndaj dhe është ende e paqartë nëse ngjarja lidhet me të apo me të shoqen.