Gjekmarkaj: Shqipëria kërkon përmbysje

Kandidati për deputet i PD në Lezhë, Gjekmarkaj deklaron se u përfshi në politikë pasi vendi po kërkon përmbysjen e Ramës.

“Dikur kam menduar se nuk do të përfshihesha në politiikë. Dilema që të përfshihem apo jo në politikë, ka ekzistuar tek unë. Ditë pas dite, arrita në përfundimin se duhet të jem pjesë e listës, sepse Shqipëria kërkon përmbysje. Të majtë dhe të djathtë kërkojnë që Rama të ikë. Jam i bindur se Rama do të ikë. Kur më ka thënë Basha që do jem i dyti në Lezhë, kam pranuar”, tha Gjekmarkaj.

Agron Gjekmarkaj nënvizoi se me bulizmat që ka bërë, Rama dëshmon se ka rrëshqitur në marrëzi, pasi shqiptarët duan që të ikë me çdo kusht.

“Ka rrëshqitur në marrëzi. Kryen vetëvrasje publike në ligjërimet e veta. Mund të ishte drejtor i një estrade, që ndihmon të qeshë, punëtorët që janë lodhur pas pune. Rama bullizoi. Rama shqetësohet nga prezenca ime dhe e Markut. Përbën rrezik për të, sepse mbështetja për ne është e madhe. Njerëzit po mbështesin opozitën. Nuk ndodh që kryeministri të merret me faktin sa i vjetër është një person, ai fyeu. Rama shfaq lartësinë, është delirant dhe i sëmurë. Unë jam kritik për PS-në, që është kthyer në parti totalitare, por nuk fyej askënd”, u shpreh Gjekmarkaj.