Budina shpërthen kundër Ramës: Kjo qeveri është kriminale

Budina thekson se nuk ka protestuar aspak për politikë dhe as për të qenë në lista, duke shtuar se Rama është vetë kazani i parë mediatik, që ka nisur pikiatën drejt zhdukjes.

“Unë kam qenë në listat në vitet 1990. Kam ikur vetë. Ika dhe bëra jetën time. Kam thënë përherë se nuk kam ardhur të marrë llomka, por për të mbrojtur Teatrin Kombëtar. Kam bërë gjithçka me art. I kam bërë gjërat, për të thënë se përmes artit, mund të arrihet shumë. Kazanin e parë e ka kryeministri. Kjo gjë vjen që ose ata janë pa mend në kokë ose janë të ligë. Shpërtheva nga listat? Kjo është absurde. Kjo qeveri është kriminale. Ajo që ndodhi me Teatrin është kriminale. Rama bën gjëra kur gjen. Kryeministri të merret me programin dhe jo përmes punës. Është bërë çdo gjë e padurueshme. Rama po dëmton veten. Teatri është varri i tij politik dhe ka nisur pikiatën drejt zhdukjes”, tha Budina.

Edmond Budina vlerësoi se opozita e vendit, që pritet të vijë në pushtet, duhet të ketë program të mirfilltë për kulturën.

“PD dhe LSI, që unë shpresoj se do të vijnë në pushtet, të dalin me program të përbashkët për kulturën dhe artin. Kjo do ishte shpresë për qytetarët e Shqipërisë. Kjo, sepse unë jam i bindur se një vend përparon, nëse përparon në kulturë. Maxhoranca nuk ka kujdes për kulturën. Opozita të kishte program të mirfilltë për kulturën. Jo më kot Gjermania dhe Franca, sepse fusin në kulturë 1 euro dhe fitojnë 7. Po shkatërrojnë kulturën e po rrënojnë identitetin e një kombi. Të ketë më shumë njerëz nga fusha e artit dhe kulturës”, u shpreh Budina.

Më tej, Budina nënvizoi se thjesht PD e LSI kanë suportuar protestën e artistëve, për të mos shembur Teatrin.

“PD dhe LSI mbështeti kauzën tonë. Opozita na mbështeti dhe sigurisht që ne e mirëpritëm këtë gjë. Protesta për Teatrin vazhdon. Teatri ende nuk është ndërtuar. Lufta që po bëjmë ne është shumë e madhe. Ne kemi shkuar tek organet e drejtësisë, sepse aty po bëhet një llum i madh korruptiv. kemi denoncuar deri kryeministrin”, përmbylli Budina.