Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka shprehur nderin dhe kënaqësinë për të përfaqësuar Tiranën në listën e PD.
“Për mua është nder dhe privilegj të përfaqësoj Tiranën si numri dy në listën e PD. Jam shumë krenare se kjo listë ka në përbërje intelektualë, figura politike dhe mbi të gjitha zonja me vlera!”- u shpreh Tabaku.
Ndër të tjera ajo ka falenderuar kryetarin e Partisë Demokratike dhe të gjithë ata që e kanë votuar.
“ Falenderoj kryetarin e Partisë Demokratike, z. Basha dhe mbi të gjitha bazën e votuesve që më propozuan e më pas strukturat e tjera të partisë deri në Kryesi dhe Këshill Kombëtar që vendosën kandidaturën time”- shtoi ish deputetja.
Dhe në fund të shkrimit të saj Tabaku shprehet se: “Së bashku do të trokasim në çdo derë për të dëgjuar me vëmendje çdo shqetësim, për të rikthyer besimin e shpresën dhe për të shpërndarë lajmin e mirë të një Familje që fiton, të një Shqipërie që fiton”.