Pollo: PD dhe aletatët të realizojnë rotacionin politik, pse nuk garova

Genc Pollo, një nga figurat më të njohura të Partisë Demokratike që nga themelimi i saj, ka shuar sot interesimin se pse nuk është kandidat këtë vit në listën e Partisë Demokratike.

“Të dashur miq! Unë vendosa të mos kandidoj për deputet në listat e Partisë Demokratike mbasi mundësitë e rrethanat e ofruara nuk i gjykova të përshtatshme. Megjithatë unë uroj që PD e aleatë të realizojnë në 25 prill rotacionin politik që mbetet absolutisht i domosdoshëm”, shprehet Pollo në një mesazh në facebook.