Kurthi i Ramës me listat për të larguar nga PS, 35 personalitete të saj

Sali BERISHA

Listat gijotine e dekapitimit te PS!
Klanet e droges, krimit dhe vjedhjes pushtojne listen e narkoqeverise.
Miq, mediat boterore DW, VOA japin lajmin se Edi Rama heq nga lista, pret koken e 35 personaliteteve te PS.
Perveç ketyre, ai me nje mekanizem djallzor de facto ka nxjerre jashte parlamentit Gramoz Ruçin, Taulant Ballen, Pandeli Majkon, Fatmir Xhafen, Blendi Klosin etj etj.

Keta te fundit ai i ka vendosur gjasme njelloj si veten ne vende ne te cilat ata nuk futen kurre ne paralament.
Por ne te vertet ky eshte vetem nje kurth sepse dihet se zgjedhesit te majte ne qarkun e Vlores dhe Durresit do votojne per te shpetuar kryetarin, pavaresisht nga pozicioni i listes duke nxjerre jashte liste deputet qe garojne ne listen e PS para tij.

Keshtu Rama si kryetar mund te mbledhe vota me shume se sa ata qe ka vendosur para tij ne liste, i sposton keta te fundit dhe i nxjerr jashte paralamentit. Kjo ndofta edhe do funksionoje me kryetarin por nuk funksionon kurre me asnjeren prej eksponenteve te tjere te PS nga Tualant Bego Yaris te Alket Hysen, nga Fatmir Xhafa tek Gramos Ruçi, nga Ndrikull Radari tek Pandeli Majko per te cilet çdo votues socialist e di se jane denuar nga kryetari per tu sikterisur nga parlamenti.

Ne listen e dekapitimit te PS, largimit te 35 personaliteve te kesaj partie dhe nxjerrjes me dredhi te 10 te tjera nga parlamenti, vendet e arta i kane pushtuar eksponentet e droges, vjedhjeve, krimit dhe oligarkeve gjakpires me ne krye tigrin e korrupsionit Arben Ahmetajn, padrinon me lidhje te ngushta gjaku me klantet e kokaines me te fuqishme te Europes dhe vrases me pages si Rrahman Rraja, Ndrikull Hajnia, Alqi Bllako, Ergys Çyrbja, Ndrikull Helikopterrin, Gerta Duraku, Ilir Ndraxhi, Kabir Fishta etj etj.

Per te ilustruar po jap vetem nje shembull; Pandeli Majko ne pozicion humnere dy vende para tij Alqi Bllako i djegesve apo vedhjes se perbashket Rama-Koka-Ahmetaj- Veliaj. Poshterimi nuk mund te kete emer tjeter!
Pra lista e PS eshte me shume se çdo liste tjeter deri sot lista e parave te korrupsionit droges dhe krimit, balozeve te zi te droges, krimit, vjedhjeve dhe korrupsionit.

Ne te vertet kjo eshte lista e mbijeteses se Edvin Rames e shpetimit te lekures vet pas disfates.
Ai e di mire se shume nga ata qe jane hequr nga lista mezi prisnin humbjen e Rames per ti bere atij gjyqin publik perjashtimin nga PS.
Perveç kesaj Edi Rama e di se lidhjet e krimit jane me te fortat dhe me te tmerrshmet ndaj dhe percaktoi ato si kriterin me kryesor per sigurine ne listen e tij. Ai e beri kete per shkak te disa dosjeve te medha qe rendojne mbi te dhe per te cilat e presin dekada qeli e burg.
Pra lista Rama ne kete kontekst mund te quhet edhe lista e shpetimit te lekures se tij. Rahmet Edvin! Amin! sb