Rama mbetet jashtë Parlamentit, pozicioni në listat humbëse…

Rama do të mbetet jashtë Parlamentit. Ai ka deklaruar se do ta vendosë veten në pjesën e listës që është me pikëpyetje, por zhvillimet e fundit politike dhe sondazhjet që tregojnë epërsi të opozitës e lënë atë jashtë liste.

Rama pritet të renditet në pozicionin 8 si në Vlorë dhe në Durrës. Nga ana tjetër do të rrezikojnë edhe Ervin Bushati me Elisa Spiropalin që do të kenë pozicionet 17-të dhe 18-të në Tiranë.

Sot Rama bëri publike emrat e kryesuesve të listave, të cilat ishin të gjitha gra ndërsa drejtuesit politik të qarqeve gjithashtu pritet të kandidojnë në pozicione kyçe të objektivave të PS.