Ballina Politikë Pas 30 vitesh në PS, Rama largon themeluesin Majko, jashtë liste edhe...

Pas 30 vitesh në PS, Rama largon themeluesin Majko, jashtë liste edhe Bushati. Kodheli…

Pandeli Majko, një nga themeluesit e PS do lihet jashtë listës së Ramës për zgjedhjet e 25 Prillit, shprehen burimet brenda kësaj partie.

Kanë ngelur shumë pak orë nga afati i dorëzimit të listës me kandidatë për zgjedhjet e 25 Prillit. Ende partia Socialiste nuk ka bërë publike dhe zyrtare asnjë listë zgjedhore.

Burimet bëjnë me dije se shumë emra të njohur mund të ngelin jashtë listës se PS për zgjedhje.Një ndër emrat është Ditmir Bushati, Elona Gjebrea, Sandër Lleshaj, Mimi Kodheli dhe ish-kryeministrin Majko.

Ndërkohë që Fatmir Xhafaj mbetet ende në pikëpyetje.Në orët në vijim do të mësojmë zyrtarisht mbi listat e PS dhe ndryshimet që ka bërë Rama para zgjedhjeve të 25 Prillit.

Exit mobile version