Ballina Aktualitet Tragjedi, e gjithë familja shuhet nga Covid-19

Tragjedi, e gjithë familja shuhet nga Covid-19

Covid-19 ka shkaktuar tragjedi në familjen Cara në Rubik. Brenda një jave sëmundja i ka marrë jetën kryefamiljarit Hamit Cara 75 vjeç, bashkëshortes së tij, Dushe Cara 73 vjeçe dhe djalit të tyre të vetëm, Arben Cara, 49 vjeç.

Dhimbja ka tronditur  jo vetëm fisin Cara, por mbarë opinionin për goditjen e rëndë që i ka dhënë një familjeje të vetme brenda pak ditësh.

Situata e pandemisë në vend po rëndohet dita ditës, me një numër të vdekurish që zyrtarisht luhaten në 19- 20 në ditë, por që sipas INSTAT mbi vdekshmërinë e tepërt , janë disa herë më shumë.

Exit mobile version