Këlliçi thirrje të rinjve për pjesmarrje masive në votime: Ne kemi një lider europian dhe energjik, Lulzim Bashën

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim online me studentë dhe përfaqësues të EDS (European Democrat Students). Të pranishëm në këtë takim ishin Carlo Angrisano, president i EDS dhe Dr. Tobias Rüttershoff, drejtor i Fondacionit Konrad Adenauer për Shqipërinë, të cilët apeluan të rinjtë shqiptarë të votojnë e të marrin në dorë fatet e vendit.

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij tha se, fuqia e votës është e rëndësishme për ndryshimin.

“Unë jam i bindur që të gjithë të rinjtë shqiptar, e kuptojnë rëndësinë e datës 25 prill, për të bërë të mundur që brezat e ardhshëm të jetojnë me dinjitet në Shqipëri por mbi të gjitha studentët që janë në Shqipëri të qëndrojnë këtu pran familjeve të tyre dhe të ndryshojnë së bashku të ardhmen e vendit, të ardhmen e rinisë shqiptare.

Për fat të mirë ne e kemi një alternativë. Ne e kemi një program dhe ne e kemi një lider evropian. Një djalë të ri, energjik që sa herë i është dhënë mundësia dhe sa herë ka qenë përball sprovave të forta ka dhënë rezultat. Ai është kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili me punën e tij me fakte dhe konkrete ka dhënë prova se si anëtarësoi Shqipërinë në NATO, ndërtoj rrugën Durrës-Kukës por mbi të gjitha mundësoj lëvizjen e lirë të shqiptarëve.

Ndaj unë ju drejtoj sot të gjithë të rinjve shqiptar një thirrje për pjesëmarrje masive në votimet e 25 prillit. Në datën 25 prill ne duhet të gjithë të derdhemi në qendrat e votimit në gjithë Shqipërinë për të dhënë një mesazh shprese, për të dërguar sinjale pozitive, për të sjellë optimizëm për të gjithë të rinjtë që duan të qëndrojnë në Shqipëri, për ti thënë që ka ardhur koha e rinis, ka ardhur dekada e rinis dhe Partia Demokratike do të fitoj zgjedhjet për të qeverisur bashkë me ju të rinjtë e këtij vendi Shqipërinë drejt Evropës dhe për ta çuar Shqipërinë në Evropë”, tha Këlliçi.

44 1

55

Basha3

basha1

33 1