Ballina Kryesore Çomo dhe Bozo në listën e PS/ Rushaj: Shqiptarët nuk gënjehen me...

Çomo dhe Bozo në listën e PS/ Rushaj: Shqiptarët nuk gënjehen me këto truke e makijazhe që bën Rama

Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, në një intervistë në emisionin “Kjo javë” në “News 24”, ka folur edhe për kandidimin e Najada Çomos dhe të Luljeta Bozos për Partinë Socialiste.

Rushaj thekson se, shqiptarët nuk gënjehen nga këto truke e makijazhe që bën Rama, duke shtuar se qytetarët duan të ndryshojnë kryeministrin.

“Anëtarësia e PD është shumë entuziaste. Qytetarët e konsiderojnë PD-në si të vetmen mundësi që të dalin nga kriza, që kjo qeveri e ka futur vendin. Kemi dhënë udhëzime për masat ndaj koronavirusit. Partia Demokratike ka nisur një proces serioz për një listë dinjitoze. Emrat e kryeministrit i shikoj si propagandë dhe makijazhit, sa herë që ndodhet në vështirësi.

Një njeri merr vendimet dhe ky është kryeministri Edi Rama. Tetë vjet të mbushura me dështime nuk m und të tejkalohen me një individ. Nëse merr edhe kirurgun më të mirë, i ke hequr mjekësisë një njeri me rëndësi me qëllim që të rregullosh fytyrën tënde. Ne e dimë se Rama ka shkatërruar shëndetësinë. Shqiptarët nuk gënjehen me truke e makijazhe. Shqiptarët do vendosin për të ndryshuar kryeministrin”, u shpreh Rushaj.

Teksa ora 00:00 e së hënës është fati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit, drejtuesi i fushatës elektorale të PD, Alfred Rushaj tha se, depozitimi i emrave nga demokratët do të bëhet brenda këtij afati.

I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ tha se ka ende disa procedura politike dhe administrative që duhet të bëhen, ndërsa nuk zbuloi detaje të tjera.

“PD do t’i dorëzojë listat brenda afatit. Brenda afatit, kur të mbarojmë. Një pjesë është procedura politike dhe pjesa tjetër është ajo administrative, janë për t’u plotësuar dokumentacionet. Tek takimet me të rinjtë kam konstatuar humbjen e shpresës, jemi pak a shumë si para 30 viteve kur nisi eksodi masiv. Kur takohesh me të rinjtë, duhet të jesh pak i kujdesshëm, por unë jam munduar që të bashkëbisedojë me ta”, tha Rushaj.

Rushaj mes të tjerash tha se këtë herë PD ka në qendër të planit të saj familjen shqiptare, siç janë dhe socialistët e zhgënjyer.

“Programi i PD këtë radhë ka në qendër të saj familjen. Familjet shqiptare janë varfëruar m ritme të jashtëzakonshme. Kostoja e jetesës është rritur për të gjithë. Kur flet për gjera konkrete, njerëzit i harrojnë llogoret politike”, pohoi ai. Mes të tjerash Rushaj tha se PD e ka gati programin për fushatën elektorale, siç janë kalendarët.

“Ne kemi programin tonë se si do të fillojë fushata të ngrihet. Kemi kalendarin dhe se çfarë do të bëjmë nga pikëpamja e debateve publike, prezantimin e programit dhe takimet derë më derë. Çdo qark është i njohur me kalendarin. Është një punë e madhe, por entuziaste në terren. Pjesëmarrja do të jetë masive. Dita e zgjedhjeve është një sfidë e vërtetë, që nga organizimi apo dhe ndjekja e zgjedhjeve. Organizmi ynë këtë radhë është që të sigurojë zgjedhësit që votat e tyre nuk do të ikin kot, do të shkojnë në kutitë e votimit. Jemi të organizuar dhe jemi në pozicion të mirë që ditën e zgjedhjeve ta kthejmë në fitore”, -pohoi drejtuesi i fushatës elektorale të PD.

Ai tha se PD e shqetëson praktika e ndjekur më parë në zgjedhje. “Na shqetëson praktika e zgjedhur më parë, përfshirja e personave me rekorde kriminale. Ne kemi garantuar paprekshmërinë e votës. Kemi strukturat tona që janë gati”, tha ai.

Exit mobile version