Reagim i PD Sarandë: Sot në “Universitetin e Sarandës” janë vetëm 200 studentë! Qeveria pakësoi edhe degët

Partia Demokratike Dega Sarandë shpreh shqetësimin e thellë për situatën e krijuar këto 8 vjet në “Universitetin e Sarandës”.

📍Në vitin 2006 sapo Partia Demokratike erdhi ne qeverisje mbajti premtimin për hapjen e nje universiteti në qytetin tonë. Rrethi i Sarandës u kthye në një zonë universitare, duke i shtuar force ekonomike, përveç potencialit turistik që ai mbart. Me kalimin e viteve numri i studentëve njohu “Boom”:

✅Nga 63 te parët e rregjistruar ne 2006 në rreth 1000 student ne vitin 2013, vit kur ndodh rotacioni politik dhe fillon periudha me e vaket e filialit të Sarandës.

❌Sot janë vetëm 200 studentë.

❗️Qeverisja e Partise Socialiste nuk pakësoi vetem studentet, por edhe deget.

⛔️Dega Infermieri e Përgjithshme, Fakulteti i Shkencave Mjekësore teknike u mbyll.

✅Stafi pedagogjik ishte, gjithashtu një vlerë e shtuar në Sarandën tonë arsimdashëse. Numeroheshin 20 profesorë të brendshëm dhe 30 të jashtëm, pa harruar edhe lektorët më të mirë te Universitetit të Tiranës, te cilet bashkoheshin në perçimin e dijes te kolegët e tyre të ardhshëm.

Këndvështrimi ekonomik qëndron në balancë me atë arsimor. Llogaritet që Saranda humb:

⛔️Rreth 2 milion euro ne vit nga pakësimi drastik i numrit të studentëve. Bashkëqytetarët tanë në pjesën dërmuese te tyre japin apartamentet e tyre me qira mujore dhe afrimi i studentëve nga rrethet ishte një e ardhur që u pre.

Universiteti që sot është thjesht fantazëm e dëmtoi Saranden, jo vetem në aspektin ekonomik, por edhe në atë social.

❌Jeta studentore mban “gjallë” një qytet dhe një faktor shumë i rëndësishëm që ndikon ne largimin e rinisë nga rrethi i Sarandës është dështimi ne Universitetin e Sarandës.

⚠️Përballë një realiteti të tillë e vetmja gjë që duhet të bëjmë është reflektimi dhe reagimi qytetar ne 25 prill.

🔵Partia Demokratike:

✅Do rivitalizoj jetën studentore ne qytetin tonë

✅Do të shtoj degët e studimit bachelor/master

✅Do rikthej stafin akademik të kualifikuar

➡️Do te rikthej Universitetin e Sarandës në shkelqimin e dikurshëm.