Banorët e 4 fshatrave në Peshkopi kanë mbetur peng i një rruge, Mziu: Dhe e gjitha kjo… sepse nuk ka shtet!

Banorët e 4 fshatrave Bellovë, Rabdisht, Zagrad dhe Cerjan mbeten peng i një rruge. Në fakt është një rrugë skandaloze e pa mirëmbajtur prej 30 vitesh. Fshatrat janë nga 5 km deri në 8,5 km që është Cerjani, më i largëti me qytetin e Peshkopisë.

Megjithëse kaq afër nuk është menduar kurrë ndërtimi i kësaj rruge, apo edhe më keq ndërtimi i një ure që fëmijët mos rrezikohen nga përrenjtë kur shkojnë në shkollën që është më shumë se 3-4 km larg, rrugë të cilën e bëjnë me këmbë.

Ne ishim në Cerjan dhe pamë nga afër rrugën e cila ishte e pa kalueshme nl gjithë gjatësinë. Është e vështirë sot, imagjinoje kur bie borë dhe ka reshje. I.agjinoni këto banorë të braktisur kaq afër qytetit, që u duhet të hapin rrugën vetë me lopata apo të ngrejnë shtyllat e rrëzuara apo të lidhin telat vetë, sapse shteti për ta është një vjedhës votash, apo edhe më keq i len “anash” se ato nuk i janë bindur të shesin votën…Banorët shumë punëtorë dhe toka e begatë favorizojnë prodhimin e patates.

Por megjithëse në këto toka prodhohet patatja më e shijshme në Shqipëri, fermerët e kanë gjithë prodhimin pa shitur. Janë me mijëra ton parate e pa shitur, e magazinuar ku të munden, por që edhe pak ditë dhe duhet ta hedhin duke mbushur përrenjtë. Askush nu mendon se ato fermerë e blejnë 23 mijë lekë një kv farë të re, shpenzime plehra kimike,pesticide,dhe gjithë verës “robtohen” me gjithë familjen nëpër ara, dhe në fund nuk nxjerin as shpenzimet.

Dhe e gjitha kjo… se nuk ka shtet!

Sepse shteti nuk ka hartuar asnjë politikë për bujqësinë.

Sepse në 8 vjet nuk është mbështetur asnjë fermer.

Se nuk është parë mundësia të mbështetet prodhimi vendas, të ngrihen pika grumbullimi por u mbyll edhe pazari i vetëm ku mund të shisnin me kile.

Ndaj sot ato janë në vështirësi për mbijetesë pasi jo vetëm nuk i mbështesin në punën e tyre por ua vështirësojnë duke u lënë të bëjnë edhe punët që i ka detyrim Bashkia apo qeveria, si riparimi i dritave, shtyllave, rrugëve etj.

1 24

2 22