Rama po bën politikë me vaksinat/ Të moshuarit: “Do ta bëjmë te varri

Në Lezhë vijon dita e dytë e vaksinimit të të moshuarve. Në dyert e qendrës së vaksinimit ka shumë radhë, pasi nga autoritetet përkatëse nuk është caktuar një orar fiks se kur të moshuarit duhet të shkojnë për të marrë dozën e parë të saj.

Të moshuarit në pritje për të marrë dozën e vaksinës anti-Covid shprehen se e kanë të vështirë pritjen në këmbë dhe se janë më të rrezikuar nga grumbullimi.

“Më kanë njoftuar për të bërë vaksinën, ka rreth një orë që po pres në radhë. Jemi dhe të rrezikuar dhe s’kemi fuqi, na nxorën jashtë duke prit në këmbë”, ka thënë një i moshuar.

Gjithashtu ato shprehen të pakënaqur që nuk ka një organizim më të mirë për mbylljen pa radhë të procesit.

“Do e bëjmë te varri”, ka thënë një tjetër e moshuar.