Ballina Politikë Basha përkulet para martirëve të kombit, Adem Jashari dhe UÇK

Basha përkulet para martirëve të kombit, Adem Jashari dhe UÇK

Dashuria për atdheun mund të shembë kalatë më të forta dhe mund t’i qëndrojë sulmeve më barbare. Kjo e vërtetë e madhe mishëron atë që Adem Jashari dhe familja Jashari bëri për atdheun, Kosovën dhe kombin shqiptar.

Jasharët i treguan botës mbarë se atdhedashuria është e pamposhtshme pavarësisht barbarisë së agresorit. Burra, gra e femijë ranë heroikisht duke vënë gjakun në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur!

Sot nderojmë epopenë e lavdishme të UÇK-së, të vetëdijshëm se kemi akoma rrugë për të bërë deri në përmbushjen e amanetit të heronjve tanë. Jam i sigurt se sakrificat e martirëve tanë në të dy anët e kufirit janë themel i fortë mbi të cilin do të ndërtojmë të sotmen e të nesërmen, me dinjitetin dhe përkatësinë tonë europiane.

Mbarë kombi ynë përulet sot me nderim përpara sakrificës sublime të Adem Jasharit, familjes Jashari, bijave dhe bijve të Kosovës që u flijuan në altarin e lirisë.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!

Exit mobile version