Agron Shehaj në Selitë të Tiranës: Më 25 Prill ndryshojmë Shqipërinë me Bashën!

Drejtuesi i PD-së në njësitë 5 dhe 7 të Tiranës, Agron Shehaj bisedoi me banorët e Selitës e cila vuan prej vitesh nga vëmendja e qeverisë për infrastrukturë minimale. “Kjo lagje është e harruar, sikur nuk jemi në Tiranë”, tha Shehaj. Banorët kërkuan ndryshim ndërsa Shehaj i ftoi të bëhen pjesë e ndryshimit në datën 25 Prill me Lulzim Bashën kryeministër.

“Kjo tregon qartë se si Shqipëria ka mbetur në vendnumëro për 8 vjet. Më 25 Prill Rama do humbasë zgjedhjet, Shqipëria do fitojë dhe me 26 Prill Lulzim Basha do të jetë Kryeministër e do fillojmë punë nga këtu”, tha Shehaj.

Një ndër çështjet e prekura nga banorët ishte mbështetja ndaj të moshuarve. Agron Shehaj tha se pensionet do të rriten çdo vit me 5 %. “Rama dhe ministrat punojnë për oligarkët. Ndaj ta ndërshkojmë. Ti tregojmë vendin. Sepse Kryeministër e bënë njerëzit, nuk e bënë oligarkët. Premtoi që do punonte për njerëzit, jo për oligarkët”, tha më tej Shehaj.