Basha: Teatri do të ndërtohet siç ishte aty ku ishte! Unë nuk vij me premtime, unë vij me plan pune. Në 25 Prill kemi ditën e betejës…

• Basha: Mrekulli nuk ju premtoj, normalitet. Do t’ju kthej shtetin, do ta kthejë administratën në funksionin tuaj, që në vend që t’ju terrorizojnë e t’ju shkatërrojë, t’ju vijë në ndihmë sadopak që të punoni, të jeni të lirë të punoni

• Basha: Ne do të vendosim një politikë e cila do e rrisë pensionin minimalisht dyfishin rritjen e normës së inflacionit dhe jo më pak se 5% e para, e dyta do ju vendosim atë fashën mbrojtëse për energjinë ku çmimi do të ulet për 300 kw/h e parë për muaj

• Basha: Rimbursimi i ilaçeve do të bëhet sipas diagnozës që të mos nxirrni lekë nga xhepi për të pagua ilaçet. Pra do të marrim masa konkrete për t’ju ardhur në ndihmë se e dimë që keni harxhuar gjithë jetën me sakrifica për të na rritur ne dhe sot nuk keni vendin që meritoni në shoqëri.

• Basha: Unë nuk vij me premtime, unë vij me plan pune. Në 25 Prill kemi ditën e betejës për familjet tuaja dhe për të gjithë Shqipërinë Dhe pastaj keni fjalën time dhe zotimin tim që të gjitha angazhimet do ti bëjmë realitet.

NJOFTIMI PËR TAKIMIN E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, ME QYTETARË E BIZNESE NË NJËSINË NR.9 NË TIRANË

Situata ekonomike dhe sociale në Njësinë 9 në Tiranë është shumë e vështirë, ndërsa biznesi rrezikon të shkojë drejt falimentimit.

Kjo ishte situata që gjeti kryetari i PD, Lulzim Basha në këtë zonë shumë pranë qendrës së Tiranës ku u ndal dhe takoi qytetarë e përfaqësues të biznesit.

Qytetari: Po paguajmë për fëmijët, po paguajmë për gjithçka. Dalim në 6 të mëngjesit shkojmë në 10 të darkës, nuk ka, domethënë asnjë gjë në këtë vend. Ka mbaruar!…
Lulzim Basha: Problemi kryesor është që, ju po e bëni detyrën tuaj si prindër. Shpresoj ata fëmijë po j’ua shpërblejë sakrificën. I vetmi që s’po bën detyrën, është kryeministri dhe qeveria.

Qytetarja: Urojmë që ti të jesh, domethënë që të presim nga ty ditë më të mira. Të presim ditë me diell, jo ato ditë që kaluam ose që po kalojmë tani vështirësi të mëdha.

Lulzim Basha: Të falënderojë nga zemra!

Qytetari: Shumë u bënë 8 vite, shumë u bënë. Nuk durohet më shumë.

Lulzim Basha: 8 vite!

Qytetari: Shumë, shumë!

Lulzim Basha: 8 vite e njëjta histori.

Qytetarja: Urojmë që të jesh kryeministri i së ardhmes dhe të jesh një shembull për Shqipërinë.

Lulzim Basha: Dhe unë ju garantojë që nuk do ju zhgënjeheni. Mrekulli nuk ju premtoj, normalitet, do t’ju kthej shtetin, do ta kthejë administratën në funksionin tuaj, që në vend që t’ju terrorizojnë e t’ju shkatërrojë, t’ju vijë në ndihmë sadopak që të punoni, të jeni të lirë të punoni. Shteti ka për detyrë të garantojë ligj, siguri, barazi, konkurrencë, dinjitet.

Gjatë bisedave me qytetarët, kreu i opozitës shpalosi detaje të programit ku vend të veçantë do ketë edhe plani për rritjen e pensioneve dhe fasha mbrojtëse për pagesën e energjisë.

Lulzim Basha: Përshëndetje si jeni?

Qytetari: Përshëndetje!

Qytetarja: Mirë, si pensioniste mbahemi një çik si me siklet.

Lulzim Basha: E di.

Qytetarja: Unë i bëj thirrje të gjithë pensionistëve që të votojnë për Lulzim Bashën. Ta përmbysim këtë qeveri me një fjalë.

Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra.

Qytetarja: Të falënderoj edhe për ne pronarët se na vjen keq që na thonë ish pronarët që me ligjin që keni vendosur. Ju përshëndes.

Lulzim Basha: Më vjen shumë mirë që e ke ndjekur programin tonë edhe për pronarët edhe për pensionistët nuk do t’ju harrojmë përkundrazi. Ne do të vendosim një politikë e cila do e rrisë pensionin minimalisht dyfishin rritjen e normës së inflacionit dhe jo më pak se 5% e para, e dyta do ju vendosim atë fashën mbrojtëse për energjinë ku çmimi do të ulet për 300 kw/h e parë për muaj, e treta rimbursimin do të bëhet sipas diagnozës që të mos nxirrni lekë nga xhepi për të pagua ilaçet. Pra do të marrim masa konkrete për t’ju ardhur në ndihmë se e dimë që keni harxhuar gjithë jetën me sakrifica për të na rritur ne dhe sot nuk keni vendin që meritoni në shoqëri.

Sipas kryetarit të PD, situata do të ndryshojë me ndryshimin e madh të 25 prillit dhe këtij ndryshimi do ti prijë rinia.

Lulzim Basha: Punët si po të shkojnë?

Qytetari: Po si të gjithë shqiptarët. Mos e pyet

Lulzim Basha: Dobët?

Qytetari: Më dobët s’ka, po çfarë të bëjmë tani?!

Lulzim Basha: Çfarë të bëjmë? Të bëhemi të gjithë bashkë dhe në 25 Prill t’ia kthejmë Shqipërinë shqiptarëve.

Qytetari: Ishallah edhe premtimet që jepen para të mbahen mbrapa se dhe kështu nuk shtyhet.

Lulzim Basha: Unë nuk vij me premtime, unë vij me plan pune. Në 25 Prill kemi ditën e betejës për familjet tuaja dhe për të gjithë Shqipërinë Dhe pastaj keni fjalën time dhe zotimin tim që të gjitha angazhimet do ti bëjmë realitet.

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka garantuar qytetarët se Teatri Kombëtar do të ndërtohet siç ishte, aty ku ishte duke i qëndruar angazhimit të marrë pak kohë më parë me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit.

Basha foli për çështjen e Teatrit gjatë takimeve me qytetarët në Njësinë 9 në Tiranë, ku u pyet për këtë çështje.

“Teatri do të ndërtohet siç ishte aty ku ishte”, – tha Basha ndërsa zbuloi se për kulturën dhe artin në tërësi ka një plan të detajuar.

Qytetari: Çështja e teatrit nuk është vetëm kombëtare por është edhe ndërkombëtare edhe përtej atlantikut.

Lulzim Basha: Absolutisht.

Qytetari: Unë do të doja që ju si person edhe si parti ta trajtoni çështjen e teatrit sepse ata janë njerëz të sprovuar.

Lulzim Basha: Për kulturën dhe për artin në tërësi…

Qytetari: Bëni dhe një ndoshta një mbledhje me artistët, ata e meritojnë.

Lulzim Basha: Po. Kulturën dhe artin në tërësi…

Qytetari: Se ajo është kolonë. Më fal. Ajo është një nga 3 kolonat që mban kombin gjallë.

Lulzim Basha: Është kolona e shpirtit.

Qytetari: Po pra, kemi nevojë për të ngrënë po kemi nevojë edhe për kulturë.

Lulzim Basha: Është trupi, është shpirti, është mendja. Më dëgjo 2 minuta tani.

Qytetari: Po!

Lulzim Basha: Është trupi, është shpirti, është dhe mendja, e ti po flet për kulturën po flet për shpirtin. Ne për kulturën kemi një program për ti mbështet artistët duke i dhënë një status të veçantë të gjithë atyre individëve që merren me art që merren me kulturë. Për të ndihmuar përmes disa masave, quhen defiskalizim që të gjithë edhe shteti, edhe sipërmarrja të sponsorizojnë artin e kulturën, po së pari shteti të bëjë detyrën e vet që buxheti për artin dhe kulturën të shkojë drejt normave europiane, të paktën të shkojë tek normat e rajonit, se jemi shumë më poshtë. Për teatrin ajo firmë që kam hedhur asaj do ti qëndroj.

Qytetari: Kam qenë prezent aty.

Lulzim Basha: Teatri do të ndërtohet siç ishte aty ku ishte!

1 20

3 13

5 4

6 2

7 1