Sondazhi i ‘Flame Tree Advisors’: 72% e qytetarëve të Tiranës duan largimin e Ramës

Në shumicë qytetarët e Tiranës mendojnë se vendi ka nevojë për ndryshim. 71.9 % e qytetarëve të Tiranës duan ndryshim dhe fillim të ri Sipas tyre, Shqipërisë i duhet një fillim i ri në qeverisje.Këtë e tregojnë shifrat e sondazhit të ‘Flame Tree Advisors’, që kanë organizuar pyetjet.

Vetëm 25.8 për qind e qytetarëve duan që vendi të vazhdojë pa ndryshime. Në shumicë dërrmuese, qytetarët e Tiranës nuk e vlerësojnë punën që po bën Edi Rama.

Sipas sondazhit të ‘Flame Tree Advisors’ që po prezantohet në ‘Çim Peka LIVE’, më shumë se 69.7 për qind e qytetarëve të Tiranës mendojnë se Rama po punon keq dhe dobër. Vetëm 13.4 për qind mendojnë se ai po punon shkëlqyeshëm. Ndërkaq 57.6 për qind e qytetarëve duan që Edi Rama të ikë dhe të ndryshojë qeverisja.