Reagimi i fortë i mjekut të njohur: Kur çmenduria s’ka kufi!

Edi Rama, kryeministri “madhështor” në perversitetin e tij, ka qasjet më të çmendura planetare ndaj mekësisë, pacientëve e shërbimit shëndetësor.

Në kulmin e epidemisë më të rëndë që ka pllakosur vendin e mbarë botën, ky kryeministër ka qasjet më të çmenduara karshi mjekëve, ose i flak në rrugë ose i bën deputetë e politikanë, në vend që ti mbështesë t’ju shërbejnë pacientëve të cilët rriten në mënyrë katastrofale.

Të gjithë e dini që Shqipëria ka po aq mjekë për 1 milion banorë, sa ka edhe Somalia, Ghana, apo Afghanistani, por ndryshe nga udhëheqësit e atyre vendeve, Rama i flak në rrugë, i burgos ose i konverton në politikanë duke e zgjeruar akoma më tepër krizën e mungesës së tyre në shërbimin aq të nevojshëm në shpëtimin e jetëve njerëzore.

A do t’ja falin dot ketë krim të mirëfilltë, vetë socialistët e thjeshtë, vetë votuesit që po lëngojnë sot nën ethet e covid-19 ?!

Sot është koha kur bota mbarë ka hequr gjithë trarët e barrierat për mjekët, duke importuar nga gjithkund vetëm e vetëm që pranë popujve të tyre të kenë sa më shumë mjekë, ndërsa qeveria e partisë socialiste po shkurton në mënyrë drastike edhe ato pak mjekë që kanë mbetur.

Ilir Allkja,
mjek

111 1