Ballina Politikë Rama dështoi me shëndetësinë. Kur nuk bënë asgjë për 8 vjet, nuk...

Rama dështoi me shëndetësinë. Kur nuk bënë asgjë për 8 vjet, nuk kanë për të bërë as për 4 vjet të tjera. Plani i PD sjell ndryshimin!

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT KODUZI

Propaganda e Edi Ramës me shëndetësinë, nuk e fsheh dot dështimin e tij.

Pas 8 vitesh më qeverisjen e vendit, Edi Rama ka dështuar në çdo drejtim, por veçanërisht në shëndetësi.

Në vend që të ulë kokën dhe t’u kërkojë falje shqiptarëve,

• Për degradimin e sistemit
• Për dorëzimin e shëndetësisë në duart e koncesioneve hajdute
• Për mungesën e sigurisë së ilaçeve, Për mungesën e pajisjeve dhe të barnave më spitale
• Për mashtrimin me shëndetësinë falas, sot Edi Rama po u bën të tjera premtime boshe shqiptarëve

Para 8 vitesh u premtoi të gjithëve shëndetësi falas, por Edi Rama gënjeu. Shëndetësia është shtrenjtuar në çdo drejtim. Shqiptarët paguajnë edhe më shumë, sepse sistemi publik shëndetësor nuk ofron shërbimin që u nevojitet njerëzve.

Boll më me mashtrime dhe propagandë!
Kupa është mbushur!

Këta që nuk bënë asgjë për 8 vjet, nuk kanë për të bërë asgjë as për 4 vjet të tjera.

Ne kemi një plan serioz pune që do ta ndryshojë për mirë shëndetësinë.
Në qendër të sistemit do të jetë pacienti. Me parimin “paratë ndjekin pacientin”, ju do ta zgjidhni vetë mjekun tuaj të familjes, klinikën, spitalin. Kështu do të merrni shërbimin që meritoni më momentin që keni nevojë për të.

Qendrat shëndetësore dhe spitalet publike do të riorganizohen sipas konceptit të spitaleve “sipërmarrëse”.

Ne do të sigurojmë paga 700 Euro për infermierët dhe 1200 Euro për mjekët.

Ky është ndryshimi që duhet të bëjë Shqipëria.

Edi Rama që ka dështuar për 8 vjet dhe e ka lënë Shqipërinë vendnumëro. Ai nuk mund t’i sjellë vendit ndryshimin që i duhet për të patur sukses. Aty ku vende si yni kanë siguruar arritje, Shqipëria ka dështuar, sepse Edi Rama na ka lënë në baltë.

Ka ardhur koha për ndryshim! Së bashku ne do të sjellim ndryshimin dhe do të fitojë Shqipëria!

Exit mobile version