Veliaj drejt burgut, firmosi për dhënien e 91 milionë eurove kompanisë fantazmë të inceneratorëve

Kryemadhi shpalosi përpara mediave dokumente që vërtetojnë një skemë tipike mafioze, ku përfshihet vetë qeveria Rama dhe në mënyrë më specifike, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë Engjëll Agaçi si dhe ish-sekretari i Përgjithshëm në ministrinë e Mjedisit, Alçi Bllako, i cili sot është drejtor i Ndërmarrjes së Ujësjellësit dhe Mbetjeve Urbane.

Të gjithë këtë dosje me fakte skandaloze për aferën prej më shumë se 200 milion euro të inceneratorit të Tiranës, Kryemadhi e ka dorëzuar personalisht në SPAK.

‘Ky është vetëm fillimi i një denoncimi të vërtetë që në shumicën e rasteve në fakt është munduar të kalojë; çfarë është kjo? Por në fakt është një skemë e pastër grabitje të taksave, parave të shqiptarëve dhe është një skemë e pastër e një strukture kriminale, e cila jo vetëm grabit paratë e buxhetit të shtetit, qytetarëve të Tiranës, por përkundrazi janë paratë që ne do ti zbardhim në tutje, por kjo është padia e parë që unë do të dorëzoj sot në SPAK për shkeljen ligjore të këtyre individëve që ka ndodhur me këtë incinerator.

Skema e pastrimit të parave që vjen jo vetëm nga incineratorët, por edhe shumë lëvizje të tjera financiare të cilat janë të dokumentuara, argumentuara dhe do ti ndiqni hap pas hapi. Unë sot ju bëj me dije, sot jo nesër, sot do të firmos padinë drejtuar SPAK dhe kjo është padia e parë dhe nuk do të ndalet, jo deri më 25 prill, por edhe pas 25 prillit, do të keni seri në çdo periudhë kohe. Një kallëzim penal që unë si Monika Ramazan Kryemadhi ja drejtoj SPAK-ut për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjël Agaçi, ish-sekretarin e Përgjithshëm të Mjedisit, Alçi Bllako që sot është drejtor i Ndërmarrjes së Ujësjellësit dhe Mbetjeve Urbane, mos harroni këtë se është ndryshuar. Deri dje e kishim drejtor të Ujësjellësit, ndërsa sot e kemi edhe të Mbetjeve Urbane dhe për komisionin e dhënies me koncesion për projektin e ndërtimin e landfillit, incineratorit të rehabilimit të venddepozimit në Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike. Kallëzimi për veprën penale ‘shpërdorim detyre’’, ka deklaruar Kryemadhi..

Por për çfarë përmban kjo dosje?

Sipas LSI, Ministria e Mjedisit është vetëshpallur si autoritet kontraktor. Bazuar në nenin 13 të Ligjit 125/2013 duhej që Këshilli i Ministrave të përcaktonte me vendim autoritetin apo autoritete kontratore konkrete që duhej të zhvillonin procedurën koncesionare pasi fusha e koncesionit është kopetencë e dy autoriteteve kontraktore. Në këtë rast kemi të bëjmë me shpërdorim të pastër detyre, sipas neni 248 i Kodit Penal dhe përgjegjës është ish-ministri Lefter Koka. Me deklarimet e tij se: ‘Ky projekt kurrsesi nuk ka efekte shtesë në buxhetin e shtetit’, Ministri i Mjedisit ka MASHTRUAR të gjitha Institucionet Shtetërore. Këtë deklarim ky Ministër e ka paraqitur edhe pranë Këshillit të Ministrave gjatë procedurës së miratimit të VKM për Dhënien e Bonusit prej 8% të pikëve shoqërisë ‘Integrated Energy BV’.

Sipas LSI, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjell Agaçi, në kundërshtim të plotë me Ligjin 9000/2003 datë 31.01.2003 ‘Për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit të Ministrave’, pa dakordësinë e Ministrit të Drejtësisë, Ministrit të Financave dhe Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Autoriteti Kontraktues I ka akorduar bonusin prej 8% të pikëve shoqërisë ‘Integrated Energy BV’. Në këtë rast kemi të bëjmë me shpërdorim detyre

LSI denoncoi dhe procedurat e ndjekura nga Ministra e Mjedisit, ku ‘autoriteti Kontraktues, në kundërshtim të plotë me Ligjin 125/2013 ‘Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat’, I ndryshuar dhe Ligjin nr. 9643 datë 20.11.2016 ‘Për Prokurimin Publik’ I ndryshuar’, ka zhvilluar një procedurë kombëtare, ndërkohë që procedura ligjore duhet të ishte ndërkombëtare (publikimi ndërkombëtar nga 45 ditë që duhej ligjërisht është bërë vetëm 16 ditë)’. Sipas LSI përgjegjës për këtë shkelje janë Lefter Koka, Erion Veliaj, Alqi Bllako.

Sipas LSI, Bashkia e Tiranës, ‘në kundërshtim të plotë me Ligjin nr. 139/2015 ‘Për Vetëqeverisjen Vendore’, Kryetari i Bashkisë Tiranë ka dhënë miratimin për projektin e studimit të Fizibilitetit, miratim i cili e ngarkon Bashkinë Tiranë me një pagesë që fillon me 1 milion Euro vitin e parë të projektit dhe përfundon me 5.1 milion Euro në vitin e 30-të të projektit, në total 91 784 500 Euro pa TVSH për 30 vitet e kohëzgjatjes së kontratës së koncesionarit, pa marrë miratimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Në këtë rast kemi të bëjmë me shpërdorim detyre nga kryebashkiaku Erion Veliaj’.

Po ashtu, sipas LSI, Veliaj ‘në kundërshtim të plotë me Ligjin nr. 139/2015 ‘Për Vetqeverisjen Vendore’, Kryetari i Bashkisë Tiranë ka dhënë në përdorim të shoqërisë koncesionare pasurinë e paluajtshme që ka në pronësi Bashkia Tiranë (60.9% të territorit të projektit) pa marrë miratimin e Këshillit Bashkiak’.