“Çdo ditë po mbytemi me baltosjen e propagandës, me baltosjen e sektit Rama”, Bujar Leskaj takim me të rinj

Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Bujar Leskaj ka zhvilluar një takim me të rinj të njësisë Administrative Novoselë dhe Qendër. I shoqëruar nga kryetari i PD të Vlorës, Genc Deromemaj dhe kryetarja e Forumit Rinor, Sara Bodo. Në takim kanë qenë të rinjtë ata të cilët kanë evidentuar problemet më të mëdha me të cilat janë përballur në vitet e fundit. Sic është edhe largimi i bashkëmoshatarëve të tyre.

Vajza 1- “Siç e dimë të gjithë ne kemi hasur shumë problematika si në arsim, si në ekonomi dhe rrjedhimisht problematika të mëdha në shoqërinë tone”.

Vajza 2- “Programi i Partisë Demokratike është i qartë, nuk do të ketë të rinj që do ngelen pa shkollim”.

Vajza 3- “Problematika kryesore e këtij vendi është largimi i të rinjve nga Shqiperia. Nuk dua t’ju mohoj që kam patur dëshirën për tu larguar nga ky vend, madje ka qenë një dëshirë e zjarrtë por jo aq e zjarrtë sa ajo e të qëndruarit ketu dhe pikërisht përball jush për t’ju dhënë forcë dhe guxim për të qëndruar. Ju prezantohem si një studente e cila ka patur mundësi që të studiojë jashtë dhe prap ka vendosur që të qëndrojë. Une them le të qëndroj, unë dua të ndihmoj për ekonominë e këtij vendi, unë dua të ndihmoj për emancipimin e këtij vendi, unë dua të ndihmoj për të ardhmen tonë, unë dua të ndihmoj për ne. Le të shpresojmë se ky vend do të krijojë mundësi akoma më të mira për ne me plot bindje them Shqipëria fiton Rinia fiton. Ju faleminderit!

Djali 1- Shqipëria sot po përballet me hemorragjinë më të madhe pas 90′ për largimin e Shqiptarëve dhe të të rinjve. Sot indekset botërore e nxjerrin Shqipërinë në vendin e dytë në botë për largimet masive.

Sot jemi vendi i dytë pas Sirisë por mos të harrojmë se kur Siria gdhihet dhe ngryset nën bomba, ne gdhihemi dhe ngrysemi në një varfëri ekstreme. Na mburret me një Lungomare si investime strategjike dhe e kanë kthyer në një kal beteje por të shohi Rama gjithë zonat rurale të Vlorës. Kur po vinim këtu ecnim në të njëjtën rrugë që kemi lënë në 2013-ën. Situatat kritike lidhur me sistemin rrugor, ujësjellësit, kanalizimet. Sot këta mburren me një Lungomare por nuk do të thotë se kemi një Lungomare dhe të rinjtë nuk largohen. Nuk do të thotë se kemi një Lungomare dhe në darkë familjet Vlonjate gjejnë ushqim në vatrat e tyre.

Nuk do të thotë se, kemi një Lungomare dhe Vlora nuk përmbytet në ditët me shi, por mburren dhe e kanë kthyer Lungomaren në një kalë beteje. Nuk është Lungomarja gjithçka. Sot kemi nevojë për programe ekonomike, programe të mirëfillta dhe gjithë këtë kopsitje të këtyre problemeve na e parashtron Partia Demokratike me programet e saj, ku të gjithë ne e gjejmë veten. Në 25 Prill të gjithë me votën tonë të lirë do të bëjmë që Shqipëria të fitojë, që Vlora të fitojë që të na kthehet frymëmarrja dhe oksigjeni i munguar, sepse çdo ditë po mbytemi me baltosjen e propagandës me baltosjen e sektit Rama”.

Bujar Leskaj: “Ne duhet të jemi të gjithë bashkë, të gjithë bashkë për ndryshimin e madh që kërkon Shqiperia në 25 Prill. Është ndryshim që e kërkon ekonomia jonë, e kërkon shoqëria jonë, e kërkon rinia, e kërkojnë prindërit tanë, e kërkon Kombi ynë dhe ky ndryshim mund të vijë vetëm nëse ne të gjithë do të sinergjizojmë përpjekjet tona në këtë fushatë elektorale të cilën ne do ta zhvillojmë me qytetari, me kulturë, me optimizëm, me kreativitet. Ne kemi një plan, i cili do ta ringrejë ekonominë tonë, i cili do t’i kthejë të rinjtë të vijnë në Shqipëri, do t’i kthejë nga kjo plagë e rëndë e emigracionit, do të ulë ndjeshëm papunësinë, do të ulë ndjeshëm numrin e familjeve të varfra, do të rigjallërojë ekonominë në aspektin makro dhe mikro, të forcojë ekonominë tonë familjare, bizneset e vogla e të mesme, familjet tona, bizneset e mëdha të gjithë shtresat e shoqërisë.

2 12