Basha takon biznese e qytetarë në Njësinë 3: Qeveria ka hequr dorë nga çdo përgjegjësi, të gjithë bashkë nё 25 prill tё heqim!

Kryetari i PD, Lulzim Basha, takoi sot biznese dhe qytetarë në Njesinë 3 në Tiranë. Ndërsa përshkoi rrugët e njesisë 3, Basha foli edhe me tregtarët për programin e tij qeverisës pas 25 prillit.

“Kazmës që ia ka vënë arsimit të lartë kjo qeveri, nuk ia ka vënë askush tjetër por ju e dini që me ne ka një platformë për të ndryshuar komplet çështjen e arsimit të lartë duke nisur me ligjin e arsimit të lartë duke vazhduar me subvencionimin e 100% të tarifave për të gjithë ata studentë që në fakt janë 90% e studentëve që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lek të vjetra në muaj dhe për të financuar si cilësinë e jetës së studentit, ashtu dhe cilësinë e mësimdhënës.

Se në fakt edhe para pandemisë po të ishin bërë investimet, gjërat do ishin, laboratorët do ishin, platforma do ishte. Ata nuk janë dështime që i solli pandemia, janë dështime 8-vjeçare dhe vijnë për një arsye të vetme, që nuk e ka mbajt premtimin për të financuar arsimin.

Paratë që duhet të shkonin për studentët, paratë që duhet të shkonin për t’ju bërë gati për tregun e punës, në veçanti ju, po të gjithë, inxhinierinë në veçanti, i kanë marrë dhe ia kanë dhënë një grushti miqve të tyre, prandaj kemi shumë nevojë që siç u bëtë bashkë dhe patët mbështetjen tonë të plotë, prapë të jemi bashkë me 25 prill, të gjithë, se 25 prilli është një ditë ku fitojnë studentët shqiptarë, fitojnë një platformë europiane, për të reformuar arsimin e lartë dhe për t’ju bërë gati për një treg europian pune, që të mos largoheni, po të keni vende pune këtu me paga të mira dhe të siguroni mirëqenie, e të ndërtoni familjen tuaj afër familjeve tuaja dhe afër komunitetit tuaj, në vend që të merrni rrugët e botës.

Prandaj na duhet të jemi të gjithë bashkë, plot me besim, se Shqipërisë nuk i mungon asgjë, juve s’ju mungon asnjë gjë. I vetmi problem ka qenë qeveria, ka qenë korrupsioni, ka qenë kryeministri i cili vetëm ka folur dhe nuk ka bërë asnjë gjë.

Në 25 Prill duhet ta ndryshojmë dhe do ta ndryshojmë bashkë. Shqipëria sytë nga rinia i ka dhe ne do bëjmë gjithçka që ti nesër të kesh mundësinë të punësohesh këtu”, u shpreh Basha.

1 8

2 9