Skandal në fshatin Kërçuk! Përjashtohet nga skema e rindërtimit pas tërmetit një familje. Banorët takojnë Belind Këlliçin

Skandal në fshatin Kërçuk të Njësisë Administrative Ndroq. Përjashtohet nga skema e rindërtimit një familje. Banesa e rrënuar nga tërmeti i 21 shtatorit 2019. Banorët takojnë Belind Këlliçin: Janë shumë familje të tjera si ju që janë lënë mes katër rrugëve.

Vijojnë rastet e denoncimit nga banorët për procesin e rindërtimit. Një familje vendase në fshatin Kërçuk të Tiranës, takoi drejtuesin politik të PD në këtë zonë, Belind Këlliçi, për të ndarë shqetësimin e tyre që i mundon prej tërmetit të parë të Shtatorit 2019. Kjo familje qëndron ende në banesën e dëmtuar plotësisht si e vetmja mundësi për strehim.

Jetët e tyre vazhdojnë të jenë të rrezikuara brenda një banese që mund të shembet nga çasti në çast.

I njohur me situatën e kësaj familjeje, Belind Këlliçi kërkoi të informohej prej tyre se cilat institucione përgjegjëse për rindërtimin janë paraqitur për inspektimin e kësaj banese. “Askush nuk ka ardhur në shtëpinë tonë”, u shpreh i revoltuar kryefamiljari. “Na përbuzin”, vazhdoi ai, duke treguar rastet e trajtimit preferencial në fshatin Kërçuk, ku sipas tij, janë shpërdoruar fondet e rindërtimit deri për blerje automjetesh për përdorim vetjak.

“Na kanë hequr edhe ndihmën ekonomike prej 30 mijë lekësh”, shtoi zonja e shtëpisë duke treguar ambientet e brendshme të banesës.

Të gjendur pa ndihmë nga shteti, familjarët presin me shpresë 25 prillin si mundësi për të ndryshuar realitetin e tyre.

“8 vjet rrena që e kanë lënë Shqipërinë në vendnumëro” u shpreh Këlliçi nga brenda banesës. “E vetmja mënyrë është t’i largojmë bashkë më 25 prill”, kërkoi ai.

Raste të ngjashme janë publikuar shpesh në media. Banorë të prekur nga tërmeti në jo pak raste kanë treguar se procesi i rindërtimit nuk ka qenë gjithëpërfshirës, duke lënë pikëpyetje të shumta për mënyrën si po përdoren fondet. Ekziston një hendek midis raporteve të qeverisë dhe dëshmive të vetë banorëve të prekur.

Transparent ose jo, procesi i rindërtimit le shteg për interpretime të shumta.

1 12

kell