Ballina Aktualitet Fshatrat e Elbasanit të braktisur nga qeveria, të penalizuar nga ndarja administrative,...

Fshatrat e Elbasanit të braktisur nga qeveria, të penalizuar nga ndarja administrative, Bardhi: Më 25 prill sjellim ndryshimin

Fshati Bicellë, edhe pse gjendet vetëm 15 kilometra larg Elbasanit, kërkon një orë rrugë me makinë, për shkak se mungon asfalti dhe është një shteg shumë i vështirë. Qindra banorë këtu janë harruar, janë jashtë çdo vëmendje. Kësaj i shtohet fatkeqësia me rrëshqitjet e dherave që i ka lënë edhe pa shtëpi.

Nuk kanë marrë asnjë shpërblim. Prej 8 vitesh, u premtohet vazhdimisht nga Taulant Balla e nga qeveria, po ata janë ende në çadra, ose janë zhvendosur me qira në Elbasan.

Drejtuesi Politik për Elbasanin, Gazment Bardhi, në një takim me banorët shprehet se dëmshpërblimi është detyrim ligjor. Braktisjes totale nga qeveria, i bashkëngjitet edhe ndarja administrative, që i ka thelluar problemet e tyre. Për çdo shërbim detyrohen të shkojnë në Elbasan.

Gazment Bardhi, i siguroi banorët se reforma administrative do të rishikohet. Fshatrat e harrura, dhe në distancë, duhet të kenë njësinë e tyre afër. Bardhi u shpreh se s’do të ketë aq shumë komuna sa ishin, por gjithsesi, qendrat e pushtetit dhe shërbimit duhen afruar me njerëzit.

“Ne do të kërkojmë konsensus maksimal edhe nga opozita nesër, pas 25 prillit që ta rishikojmë ndarjen territoriale. Nëse nuk do të ketë konsensus, do ta bëjmë me referendum”, u shpreh Bardhi.

Drejtuesi Politik për Elbasanin, Gazment Bardhi, shprehet se dëmshpërblimi për banesat e shembura është detyrim ligjor. Ai u kërkoi banorëve që të mendohen dhe të reflektojnë përpara 25 prillit, dhe të mos u japin më besim politikanëve që mashtrojnë dhe kërkojnë pushtet vetëm për veten e tyre.

Plani i PD, parashikon subvencion për Bujqësinë dhe Blegtorinë, duke zhdukur burokracinë e NIPT-eve dhe dokumenteve që i kanë lodhur banorët e fshatit. Do të mjaftojë vetëm karta e identitetit, dhe mbështetja financiare do të jetë sipas dynymëve dhe krerëve të bagëtive.

Exit mobile version