Ballina Politikë Tenderi tjetër, Rama 140 miliardë lekë të tjera Gjokës së tij

Tenderi tjetër, Rama 140 miliardë lekë të tjera Gjokës së tij

Sot në ora 12.00 (dt.1 mars 2021) ka skaduar afati i procedurës “Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e Autostradës SH8 (Vloëe – Sarandë), me numër Ref-81916-12-11-2020, tunel ky aq shumë i trumbetuar nga qeveria Rama si një ndër akset dhe investimet më të rëndësishme për bregdetin jugor të Shqipërisë.

Në procedurë kanë marrë pjesë 6 operatorë ekonomikë, provë e interesit të madh nga investitorë të ndryshëm. Nga informacionet e para rezulton se janë 4 shoqëri të huaja dhe 2 shqiptare që kanë marrë pjesë në procedurë.

Shoqëria me vlerën më të ulët është Gjoka Konstruksion sh.a. e cila ka marrë pjesë me një fond rreth 14 miliardë lekë të reja, rreth 5 miliardë lekë më poshtë fondit limit prej 19 miliardë lekë, ose e thënë ndryshe rreth 25% më ulët se fondi limit. Ndërkohë ka patur edhe një ofertë me 19 miliardë lekë, pra në kufij të fondit limit (shoqëria Limak nga Turqia).

Qeveria Rama ka deklaruar më parë se kjo procedurë është prioritet për të, ndaj mbetet për t’u parë tani sa shpejt do të mbyllet ajo dhe sa shpejt do të shpallet fituesi.

Exit mobile version