Pas Piperos, infektohen me Covid edhe drejtori dhe financierja e Azilit pasi morën vaksinën

Në rastet e rralla të infektimit me COVID-19, pas ditë pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, në Shqipëri ka hyrë edhe Drejtori i azilit të Gjirokastrës, Arianit Muho dhe financierja e këtij institucioni, Klodiana Qirushi.

Shkon në katër numri i rasteve, ku të parin e regjistroi doktori i njohur Pëllumb Pipero, Drejtor i Politikave Shendetesore në Ministrinë e Shëndetësisë dhe një mjek si dhe dy zyrtarët e azilit të Gjirokastrës.

Dr. Mira Rakacolli e shpjegoi kështu rastin e infektimit pas dozës së parë të vaksinës nga Pipero: “Infektimi i tij pasi ka bërë dozën e parë të vaksinës nuk është rast i shkëputur nga historia e vaksinimit mbarëbotëror. Nuk është një proces i papritshëm ose i painterpretueshëm elektronikisht.

Është diçka që mund t’i ndodhë kujtdo që bën dozën e parë të vaksinës dhe shembull konkret i asaj që themi vazhdimisht, pra që edhe pasi ke bërë dozën e parë të vaksinës, duhet të vazhdosh të ruhesh njësoj dhe t’i marrësh njësoj masat e përkujdesjes si edhe më parë. Pas dozës së parë të vaksinës ka reaksione individuale ndaj vaksinës. Vetë vaksina fillon t’i zhvillojë antitrupat më vonë”.