Ballina Aktualitet Duma me ish-të përndjekur politikë: Historia është e dhimbshme, Shqipëria udhëhiqet nga...

Duma me ish-të përndjekur politikë: Historia është e dhimbshme, Shqipëria udhëhiqet nga një njeri që nuk njeh fenë e atdheun…

Koordinatorja e Partisë Demokratike Grida Duma u takua me ish-te perndjekur politik ne Gos te Rrogozhines.

“Ne themi se “Frikacaku të vret”. Origjina e kësaj shtrese është fisnikëria, falja dhe bujaria”, tha një prej të ish- persekutuarve.

“Unë kam punuar aq shumë, murator, s’ma jeptenjeri shkollën, as fëmijëve të mi jo, të gjithë mbetën pa shkollë. Unë kam marr dhe gruan durrsake, kam punuar në Durrës gjithë jetën, kam bërë 30 pallate në Durrës me kontribut vullnetar”, tha një ish i përndjekur.

Duma theksoi se janë burra të mençur që vuajtja i ka falur peshën e fjalës. “Ata që kanë vuajtur më shumë, pikërisht ata dinë të falin më shumë”, tha ajo.

Duma tha se, “Kush njeh sakrificat dhe dhimbjet e vjen nga një familje e mirë fisnikërohet e bëhet më bujar dhe patriot. Historia është e dhimbshme, Shqipëria udhëhiqet nga një njeri që nuk njeh fenë e atdheun. Prandaj nuk marrim vëmendje se kemi këtë”, tha Duma.

Më 25 Prill vjen ndryshimi dhe dhimbja e viteve të shkuara do të lehtësohet nga një e ardhme me shpresë.

Shqiperia fiton me 25 Prill

Exit mobile version