Sondazhi i ri: Opozita fiton zgjedhjet, 54.6% e shqiptarëve duan Bashën Kryeministër

Kush do të ishte kryeministër më i mirë; Lulzim Basha apo Edi Rama. Qytetarët mendojnë se kreu i opozitës do të ishte një kryeministër më i mirë se Edi Rama.

Nga sondazhi i ‘Flame Tree Advisors’ janë 54.6 për qind e qytetarëve mendojnë se Basha është një kryeministër më i mirë se Edi Rama.
Ky i fundit ka marrë vetëm 36.5 për qind të sondazhit.

Sipas sondazhit për PD-në do të votojnë nga 33.9 deri në 36.8 përqind. PS ka pësuar rënie, dhe për të do të votonin nga 38.5 deri në 40.1.

Nëse do të votohej sot, në total, kolacioni i Opozitës së Bashkuar do të fitonte me një diferencë të konsiderueshme prej 9%. Sipas sondazhit Opozita e Bashkuar mund të marrë nga 46.0 deri në 49.1 për qind të votave.