Jorida Tabaku takohet me tregtarë te “Pazari i Ri”: Bizneset në vështirësi edhe në zemër të Tiranës!

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u takua me tregtarë të zonës së Pazarit të Ri në Tiranë, për të dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre dhe për t’u shpjeguar se zgjidhja për problemet me të cilat përballen është Programi i Partisë Demokratike për Ekonominë. Tregtarët treguan se shitjet bien dita – ditës, për shkak se qytetarët e kanë ulur konsumin, si pasojë e krizës ekonomike që po përjetojnë në familjet e tyre. Secili prej tyre dëshmoi vështirësitë me të cilat përballet në këtë situatë, duke thënë se qeveria i ka lënë të vetëm e pa mbështetje. Ish –deputetja Tabaku i ftoi që të krahasojnë atë çfarë u ofron programi i Partisë Demokratike dhe çfarë kanë përjetuar deri tani nga politikat e gabuara të qeverisë Rama, me barrën e taksave apo kontrollet e panumërta tatimore, që janë shndërruar në makth për biznesin.

“Ne kemi bërë një program për biznesin e vogël, që e lehtëson. Tani, ju e keni llogaritur vetë në xhepin tuaj se sa është rritur tarifa vendore, sa është rritur energjia elektrike, sa ka rënë konsumi”, u shpreh znj. Tabaku.

Vënia në vështirësi e biznesit, thanë tregtarët, ka rritur papunësinë dhe për pasojë po detyron të rinj e kryefamiljarë që të llargohen nga vendi, duke u ndarë nga familjet e tyre.

Qytetari: Dobët, situata është dobët…

Q: Keq është faktikisht, nuk ka qënë kaq keq. Do të presim të bëhet më mirë.

J: Bëhet mirë po votuam.

J: Si shkon puna?

Q2: Si gjithë të tjerët.

J: Dobët?

Q2: Shumë, shumë dobët.

J: Unë kam qënë tani në ushqimore, në dyqane mishi, që më thonë që ka rënë konsumi i ushqimit, jo më i këtyre gjërave.

Q3: Ne siç jemi këtu, jemi dhe konsumatorë.

J: Po, e provoni vetë.

Q3: I kemi ngushtu shumë ato daljet e gjërat. Dhe ana financiare, dhe frika…

J: Si shkon puna?

Q4: Po kuptohet, puna… s’kemi çfarë t’i bëjmë.

Q5: Lëre mos fol më…

J: Morët ndonjë mbështetje gjatë pandemisë?

Q6: Jo.

Q4: Jo, ne jemi trajtuar si njerëzit që kemi punuar.

J: Nuk morët asnjë përfitim?

Q6: Jo, sepse kemi qënë biznes hapur…

J: E kuptoj, por kur s’kishte njerëz… shumë pak vinin…

Q4: Jemi trajtuar sikur kemi punuar.

J: E kuptoj. Ne kemi bërë një program për biznesin e vogël, që e lehtëson. Tani, ju e keni llogaritur vetë në xhepin tuaj se sa është rritur tarifa vendore, sa është rritur energjia elektrike, sa ka rënë konsumi. Sot njerëzit janë duke blerë për mbijetesë.

Q6: Ashtu është.

J: Dhe ka nevojë ekonomia të mbështetet. Në të gjithë botën ra pandemia, por e gjitha bota e mbështeti. Qeveria i mbështeti në të gjithë shtetet.

Q4: Ne presim ditë të mira. Presim ditë të mira. Ishalla!

J: Ditë të mira vijnë po larguam Edi Ramën! Me Edi Ramën s’ka ditë të mirë Shqipëria.

Q4: Patjetër!

J: S’ke punë?

Q7: Imagjino po të ulet më tepër akoma orari.

J: Po s’ka për t’u ulur orari më tepër. Sepse do shpërthejnë njerëzit, do votojnë përpara 25 prillit.

Q7: O kur do të bëhet?! Të bëhet që tani, që sot.

J: Faleminderit!

1