Ish-deputeti publikon shifrat: Humbjet e larta të jetëve të mjekëve, tregues i cinizmit qeveritar ndaj tyre!

Nga Tritan SHEHU

Keto dite kemi arritur ne shifren e 34 mjekeve qe humbin jeten.

Jemi 11 here me shume se Italia, 4 here me shume se Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi etj.

Po keshtu ne shifra tejet te larta eshte dhe numri i personelit shendetesor te infektuar, me pasoja serioze kjo mbi shendetin e tyre dhe sherbimin mjekesor.

Ne Europe, ne saje te masave te gjera mbrojtese jane minimizuar humbjet e jeteve dhe infektimi nga Covid i personelit shendetesor.

Ne vendin tone mbas me shume se nje viti epidemi keto masa mungojne.

Keshtu ne raport me numrin e mjekeve e te vdekjeve ne terresi, jemi ne nivelet me te larta boterore per humbjet e stafit mjekesor e prekjen e tyre.

Dhe kjo e ka burimin te faktet se:

—Rama i shurdher dhe kjo Qeveri e pa pergjeshme, megjithe insistinet tona, vazhdon te lere te pa mbrojtur kujdesin paresor e personelin e spitaleve ne Qender e periferi (pervec spitaleve Covid ne Tirane).

—Nuk eshte realizuar asnje permiresim struktural apo ngritur ambjente reale triazhi per te evituar infektimet nga pacientet qe vijne ne strukturat shendetesore paresore apo ato spitalore.

—Nuk kryhet asnje testim per Covid i pacienteve, qe shtrohen per patologji te ndryshme ne spitalet, nje detyrim ky absolut.

—Vazhdon te mos liberalizohet qarkullimi i testeve te shpejta, qe do te ishte nje mjet shume efikas ne kete perpjekje, edhe ne ndihme te personelit shendetesor.

—Vaksinimi i personelit me “ritmet e breshkes” kur duhet te kishte perfunduar tashme.

Pa dyshim qe do te mund te rendisja dhe shume aresye te tjera, te gjitha keto te lidhura me keq menaxhmin e deshtimin e plote Rama te kesaj epidemie, qe e ka futur vendin ne nje situate globale katastrofale ne perkeqesim.

Ketij Kryeministeri ne ikje, me 25 Prill edhe personeli shendetesor do t’i tregoje se koha e “Faraoneve me sklleverit e tyre” perfundon ne ate date.

Me poshte po bashkengjis nje tabele krahasuese te te dhenave.

1 115