Intervista/ Marinela Ziu: Punësimet elektorale me kontrata të përkohshme i grabisin taksapaguesve 162 milionë euro

Marinela Ziu analizon: Vetëm Kontrolli i Lartë i Shtetit parashikon 7.2 miliardë euro, buxhet të shpërdoruar

Drejtuesja e zyrës së anti-korrupsionit në PD Marinela Ziu, tregon për abuzimet që qeveria e “Rilindjes” ka bërë gjatë kohës së pandemisë, milionat që oligarkët kanë përfituar nga tenderat. Me këto para do të ishin përballuar blerja e ilaçeve dhe rimbursimi i recetave për të sëmurët me covid-19 në kushte shtëpie. Kjo shumë do të mjaftonte që pensionet e shqiptarëve të rriteshin me rreth 40%, por qeverisë nuk i interesojnë jetesa e pensionistëve, por vetëm votat.

-1 milionë euro janë harxhuar për fluturime zyrtare gjatë kohës së pandemisë

Dhe më e çuditëshmja është se gjatë periudhës së karantinës janë harxhuar plot 1 milionë euro për bileta udhëtimi, të cilat nuk dihen si pse dhe për çfarë kanë fluturuar. Fluturime, të cilat janë vetëm ato zyrtare pa llogaritur, çarterat, të cilat nuk publikohen pasi janë sekrete. Nga ana tjetër ai grupi prej një grushti njerëzish, të cilët ne i kemi denoncuar e stër-denoncuar, me emra, me prova, me fakte, me dokumentacion vetëm në vitin 2020, vetëm nga tenderat kanë përfituar plot 180 milionë euro, madje krahasuar me vitin 2019 kanë përfituar, 45 milionë euro më tepër, sepse jemi në vit paraelektoral dhe këto para duhen padyshim për zgjedhjet e 25 prillit dhe kjo është situata në vija të përgjithshme e 2020-s. Ajo që për mua është shumë problematike është që në vitin 2016 është hapur gara për tendera me vlerë 110 milionë euro: në vitin 2017 është hapur gara për 50 milionë euro: në vitin 2018 është hapur gara për 120 milionë euro: në vitin 2019 është hapur gara për 85 milionë euro, ndërsa në vitin 2020 është hapur gara për tendera me vlerë 505 milionë euro. Qytetarët shqiptarë sot janë të gjithë të vetëdijshëm se kë kanë përballë dhe unë jam e bindur se kur të shkojnë te kutia e votimit do të bëjnë zgjedhjen e duhur, Partinë Demokratike.

– 180 milionë euro kanë përfituar oligarkët nga tenderat vetëm për vitin 2020

– Në vija të përgjithshme, në 8 vite korrupsioni duke i përfshirë të gjitha: inceneratorët, lejet e ndërtimit: tenderat, qoftë edhe referuar KLSH, në çfarë shifrash mund të flasim?

-Në fakt para se të dilja këtu doja të shtoja diçka për pak më parë, blerja e votave nuk po parashikohet që të zhvillohet vetëm me prokurime publike, vetëm në datën 21 janar është publikuar një Vendim i Këshillit të Ministrave, për hapjen e 2848 vende pune me kontrata të përkohshme, kryesisht sanitarë dhe specialistë, që janë absolutisht vende pune vetëm e vetëm për të ndikuar te vota, vetëm e vetëm për të vjedhur zgjedhjet e për të ndikuar në votim, janë një mënyrë për të blerë vota, duke çuar vetëm në vitet e fundit 28 vendime të VKM-së për 16,640 vende pune të përkohëshme.

– Në vitin 2016 është hapur gara për 110 milionë euro tendera
– Në vitin 2017 është hapur gara për 50 milionë euro tendera
– Në vitin 2018 është hapur gara për 120 milionë euro tendera
– Në vitin 2019 është hapur gara për 85 milionë euro tendera
– Në vitin 2020 është hapur gara për 505 milionë euro tendera

 -Pa përllogaritur edhe paratë që u kushtojnë taksapaguesve për vende të përkohshme, për vende që i paguajnë, sepse janë hequr padrejtësisht nga puna, por dhe për ata që “janë” në punë por që “s’janë” në punë ?

-Largimet nga puna dhe emërimet e militantëve në prag të fushatës kanë  një kosto shumë të madhe, vetëm kontratat e përkohshme të punës kanë një kosto prej 70 milionë eurosh në buxhetin e shtetit, në qeverisjen vendore, ndërsa ato në qeverisjen lokale që pavarësisht se u trumbetua se reforma territoriale do të ishte një mënyrë për të ulur numrin e punëtorëve të administratës, faktet tregojnë se kemi një shtim prej 8100 pozicionesh në qeverisjen vendore, e cila reflektohet në buxhetin e shtetit me një kosto prej 92 milionë eurosh, pra: vetëm për këto vendet e punës që janë hapur tani ka një reflektim në buxhetin e shtetit prej 162 milionë eurosh, për efekte elektorale. Për t’ju rikthyer sërish pyetjes së analizës së tenderave, me keqardhje dua të them se jemi tërësisht të falimentuar, sepse jemi tërësisht të vjedhur, tërësisht të shpërdoruar, të gjitha taksat tona, të gjitha financat publike janë tërësisht të shpërdoruara, tërësisht të vjedhura. Vetëm kontrolli i lartë i shtetit parashikon 7.2 miliardë euro, buxhet të shpërdoruar, buxhet të vjedhur, që është një shifër e frikshme.

– 2848 vende pune të përkoshme elektorale janë shtuar vetëm në vitin 2020
– 16,640 vende pune janë shtuar vitet e fundit me 28 vendime të VKM-së për përfitime elektorale
– 8100 vende pune i janë shtuar qeverisjes vendore për përfitime elektorale

-Prandaj dhe Kryeministri del dhe bën lypsin glogal?

-Lypsi global në fakt është një miliarder, sepse nqs i referohemi raportit të OSBE-së, të para pak viteve, lypsi global në bazë të këtij raporti rezulton me një pasuri 200 milionë euro. Është një raport i OSBE-së, i organizatës të cilës ai e drejtoi para pak kohësh. Pikërisht ata rreth viteve 2015-2016, arritën në konkluzionin se pasuria e Kryeministrit shkonte diku te 200 milionë euro, ndërkohë është pikërisht ky Kryeministër që del e bën lypsin, ndërkohë që për zyrën e tij harxhon 3.7 milionë euro. Dhe u pa para disa kohësh në një emisionin televiziv ku ai prezantonte lukset e Kryeministrisë të rikonstruktuar me taksat tona.

– 200 milionë euro pasuri mendohet të ketë pasur Kryeministri në vitet 2015-2016 sipas raportit të OSBE-së

– Si  e vlerësoni qasjen ndaj publikut të Kryeministrit që punon në një zyrë më luksoze, që ka një makinë më të shrenjtë , paçka që qytetarët varfërohen, nuk kurohen dot, nuk arsimojnë dot fëmijët dhe shqiptarët ikin nga Shqipëria?

-Absolutisht, niveli i luksit dhe korrupsionit të qeveritarëve të sotëm, të këtyre 8 viteve në fakt është realisht i frikshëm, ndërkohë që 40% e qytetarëve shqiptarë, mezi mbyllin vaktin. Madje, madje më lejo të të them që në lidhje me rikostruksionin e Kryeministrisë, që është një kontratë sekrete, vlera e pagesave arrin deri në 3.7 milionë euro. Ka pasur pagesa edhe në periudhën e pandemisë, pikërisht për zyrën e Kryeministrit dhe për godinën, gjë që është tërësisht e pafalshme, ndërkohë që qytetarët shqiptarë ishin të mbyllur, ndërkohë që betonieret ishin të gjitha në punë në Tiranë, si i vetmi biznes i cili lulëzon me bekimin e tyre, me bekimin e Kryeministrit, me bekimin e Kryetarit të Bashkisë, se këtu është problemi, fijet janë aty ku nuk ka ku të shkojë më, që do të thotë mafia ka një lloj barazie me shtetin dhe kjo është e paprecedentë. Kjo duhet të jetë një nga arsyet themelore për rrëzimin e kësaj qeverie në zgjedhjet e 25 prillit.

-3.7 milionë euro ka kushtuar rikostruksioni i Kryeministrisë në kohën ku 40% e shqiptarëve mezi shtynin vaktin

– Pas 25 prillit do të vendosen përpara drejtësisë të gjithë ata që kanë shpenzuar paratë publike ? Referuar paketave që na keni bërë me dije, ligji antimafia, ndiq paranë e pistë etj, do t’ia dilnin që këto para të taksapaguesve shqiptarë t’ua ktheni?

-Unë, në çdo dalje timen publike, e kam nënvizuar dhe nuk do të lodhem kurrë së përmenduri, ligjin antimafia. Unë besoj që një nga mekanizmat, që absolutisht do t’i sjellë fitoren Partisë Demokratike, por mbi të gjitha dhe besimin e shqiptarëve, ndryshimin e situates, sepse ne kemi nevojë për një ndryshim total dhe ndryshimi vjen me vullnetin që ka Partia Demokratike nëpërmjet ligjit antimafia, që është absolutisht një vullnet për t’u vlerësuar, është absolutisht e paprecedentë, që vetëm në Shqipëri ndodh, as në vendet e rajonit, as në vendet më të zhvilluara, ku një parti politike të hartojë një ligj me fuqi prapavepruse, i cili nuk është vetëm për 8 vitet që udhëhoqi Partia Socialiste, por do të jetë për 30 vite, të gjithë kontratat do të kalojnë në sitë, që do të thotë, të gjithë ata që kanë shkelru ligjin do të shkojnë përpara drejtësisë.

-Faleminderit!

marinela