Sipërmarrësit e HEC-eve takim me Bashën: 3 vitet e fundit, energjia është importuar me çmim më të lartë se blihet prej HEC-eve privatë

Kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi një takim me Shoqatën e Energjisë së Ronovueshme. Një nga sipërmarrëset, Anita Shushku paraqiti disa fakte me shumë interes që dhe nevoja që gjenin zgjidhje tek Programi i PD për Energjinë.

“Ju falënderoj që na dhatë mundësinë për të qenë në një tavolinë të tillë, – iu drejtua znj. Shushku, kryetarit të opozitës. Doja t’ju prezantoja si fillim se para se të paraqisja investimet në energjinë e rinovueshme dhe vetëm në HEC-et e vogla tashmë janë rreth 600 milionë euro  më një kapacitet 511 megavat të instaluar tashmë që janë në prodhim.

Ne kemi akoma, Shqipëria në qoftë se do të ishin të tjera mekanizma icentivuese më të mira gjatë këtyre 8 viteve në do të kishin dyfishin e energjisë së instaluar në Shqipëri dhe sot Shqipëria nuk do të ishte net-importe.

Hidrocentralet janë ndërtuar në pjesët më të varfëri të Shqipërisë dhe kjo ka  qenë një revolucion I vërtetë për të gjithë Shqipërinë sepse në hapëm, lidhëm fshatra të cilat nuk lidheshin dot me rrugë automobilistike.

Në shumë nga hidrocentralet tona kur ne kemi kemi filluar investimin furnizoheshin vetëm 4 muaj me energji elektrike dhe ne e kemi bërë 12 muaj sepse jo vetëm e kemi modernizuar, kemi ndërtuar dhe jo  vetëm kemi modernizuar por edhe kemi rikonstruktuar rrjetet ekzistuese në ato zona. Përveçse kemi punësuar jo vetëm lokalet dhe kompanitë shqiptare.

Është ndërtuar nga fillimi industria mekanike e plotë në Shqipëri e cila pas viteve 90 ishte pothuajse inekzistente. Nga ana tjetër kjo shpërndarje në të gjithë Shqipërinë do të thoja që është industria e rëndësishme në Shqipëri e cila nuk është monopol dhe kjo është oksigjeni i vërtete i ekonomisë shqiptare.

Nga ana tjetër më qenës kontratat e koncesionit kërkonin që në fillim që çdo koncesion të kishte një kompani të vetme të dedikuar më emrin e hidrocentralit, janë investimet më të sakta, më transparent. Do të thoja që janë investime të nivelit europian. Ti edhe sikur të mundesh nuk mund të bësh korrupsion sepse çdo gjë që investohet, investohet vetëm për atë hidrocentralin dhe është shumë e matshme.

Ndërsa gjatë kohës  së prodhimit ne kemi vetëm një faturë që është fatura e shitjes së energjisë elektrike nga hidrocentrali. Pra industria e cila është më transparentë, më e hapur, më e kapshme dh kjo duhet të jetë dhe kjo duhet të jetë e ardhmja, industria e vërtetë dhe mënyra se si duhet të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme ekonomia shqiptare.

Nga ana tjetër ne kemi në Shqipëri hidrocentrale që është 100 vjeçar si ajo e Vidhkuqit, kanë treguar botërisht që ajo është mënyra më e qëndrueshme.

Nga llogaritjet që kemi bërë mendoj se kjo është mënyra e vetme e qëndrueshme për të pasur një çmim të lirë dhe të pastër të energjisë elektrike. Është nëpërmjet energjive të rinovueshme dhe hidro është teknologjia e cila e ka provuar veten që është më e qëndrueshme sepse teknologjia është e tillë që është e sprovuar e cila ka nevojë për shumë pak investime dhe është  pastër plotësisht. Do të thoja që  në qoftë se ne si net-importet vetëm tre vitet e fundit në qoftë se do të kishim rritur kapacitetin vetëm neve me këto Mega që kemi prodhuar I kemi kursyer shtetit shqiptar në këto 3 vitet e fundit 231 milionë euro

Lulzim Basha: Edhe njëherë, në qoftë se Shqipëria nuk do të ishte kthyer për shkak të mungesës së vizionit, të politikave të gabuara, etj., në një importues neto të energjisë dhe juve do t’iu ishte mundësuar kapaciteti për të dyfishuar, mundësia për të dyfishuar kapacitetet, sa do I ishin kursyer shtetit shqiptar?

Anita Shushku: Do të ishte 460 milion euro!

Eno Bozdo: Mesa e kuptova unë Anitën se ka qenë çështje diskutimi, nëse ne nuk do ishim ekzistues në 3 vitet e fundit pra s’do kishte energji të prodhuar nga ne, shteti shqiptar për të marrë të njëjtën sasi energjie korporata do te duhet të shpenzonte 231 milion euro që vetëm në 3 vite do kishin dalë jashtë vendit. Po këta janë këtu…