Ballina Top 3 70 vjetori i masakrës së 26 shkurtit, thirrja e Berishës: Të ndëshkojmë...

70 vjetori i masakrës së 26 shkurtit, thirrja e Berishës: Të ndëshkojmë me votë bastardët me 25 prill

Sali BERISHA

Sot 70 vjetori i masakrës së 26 shkurtit
Ekzekutimi para gjykimit i 22 intelektualeve te shquar dhe qytetareve te ndershem te Tiranes nga Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i Pasluftes!
Te dashur miq, si sot 70 vjet me pare naten e 26 shkurtit te vitit 1951, diktatori Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i pasluftes se dyte boterore ne zbatim te platformes se tij terroriste te dekapitimit te kombit nga elita e tij te formuar ne perendim, urdheroi ekzekutimin para gjykimit te nje grupi prej 22 intelektualesh te shquar, te diplomuar ne universitetet me te mira perendimore, studjues te njohur dhe qytetaresh te ndershen te Tiranes, me akuzen fallco te hedhjes se bombes ne oborrin e ambasades sovjetike ne Tirane.

Keshtu, naten e zeze te 26 shkurtit te vitit 1951 ne fshatin Mënik te Tiranes u ekzekutuan me akuze fallco dhe u varrosen ne nje varr te perbashket te hapur nga rregjimi dite me pare, Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Hekuran Troka, Lluka Drashkoviç, Haki Kodra, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Fadil Dizdari, Ali Qoraliu, Jonuz Kaceli, Gafur Jegeni, Petro Ekonomi, Zyhdi Herri, Niko Lezo, Myftar Jegeni, Qemal Kasoruho, Manush Peshkëpia, Andon Delhysa, Reiz Selfo, Pjerin Guraziu, Gon Temali, Mehmet Shkupi, Sabiha Kasimati.

Listen e zeze per ekzekutimin e tyre e pergatiten gjate shkurtit te vitit 1951 me porosi te kryexhelatit te shqiptareve Enver Hoxha, xhelatet famkeqinj, vrasesit serial Mehmet Shehu dhe Edip Çuçi perkatesisht minister dhe zvendes minister i brendshem i kohes, duke patur si faj kryesor diplomimin ne perendim dhe kuptohet mos servilizmin e tyre ndaj rregjimit barabar stalinist te Tiranes.

Pas pregatitjes se listes dhe plotesimit dhe miratimit te saj nga vet Enver Hoxha martiret e 26 shkurtit u arrestuan me akuzen e aktit terrorist te hedhjes naten e 19 shkurtit te nje bombe ne ambasaden sovjetike ne Tiarane, akt me te cilin ata nuk kishin asnje lidhje.
Ditet para ekzekutimit ata ju nenshtruan ne hetuesi barabarive dhe torturave me çnjerrzore nga xhelatet hetues te sigurimit te shtetit qe te detyroheshin te pranonin nje krim qe kurre nuk e kishin kryer.

Qendrimi i tyre heroik ne hetuesi detyroi Enver Hoxhen te urdheroje pushkatimin dhe varrosjen e tyre ne nje varr te perbashket pa hapur fare gjyqin dhe zhvillimin e farses gjyqesore disa dite pas aktit makaber.

Byroja Politike terroriste e PPSH u mblodhpas ejzekutimit te tyre dhe vendosi qe ata te denoheshim me vdekje.
Sot pas 70 vitesht te ketij krimi te shemtuar kunder njerezimit, ne pushtet jane rikthyer bijte e bllokmeneve mizor. Per ironine e fatit te shqiptareve ne krye te qeverise sot eshte Edvin Kristaq Rama, i biri i xhalatit te larte qe do firmoste ne gusht te vitit 1988 varjen publike ne litar te poetit disident Havzi Nela me te njejten akuze se ajo me te cilen u pushkatuan martiret e shkurtit, akt terrorist, per vjershat e tij ne te cilat denonconte regjimin.Sot ministrine e brendshme e drejton nipi i xhelatit Edip Çuçi, i cili 70 vjet me pare si zevendes minister i punve te brendshme se bashku me xhelatin e dyte me te larte te shqiptareve, vrasesin serial Mehmet Shehu hartoi listen e zeze te ekzekutimit te martireve te shkurtit.

Sot parlamentin e vendit e drejton nje xhelat kryesor ne vitin me te fundit te diktatures hoxhiste, Gramos Ruçi, ish ministri i fundit i sigurimit te shtetit qe lau me gjakun e te rinjve antikomunist shqiptar rruget e Tiranes dhe Shkodres ne shkurtin dhe prillin e vitit 1991.
Duke u perulur me nderimin me te thelle para kujtimit te ndritur te martireve te masakres se shkurtit te vitit 1951 dhe denuar me ashpersine me te madhe kete krim makaber kunder njerezimit, ju bej thirrje shqiptareve qe ne kujtim te martirizimit te tyre te ndeshkojne me 25 prill me vote bastardet ne pushtet te xhelateve te barbarise se 26 shkurtit me ne krye Edvin Kristaq Ramen. sb

Exit mobile version