Ballina Kryesore Në Elbasan njerëzit blejnë me lista, Gazment Bardhi: Pas 8 vitesh dështim,...

Në Elbasan njerëzit blejnë me lista, Gazment Bardhi: Pas 8 vitesh dështim, duhet ndryshim!

Realiteti i gjendjes së vështirë ekonomike, të ngecjes në vendnumëro madje edhe përkeqësimit, ndihet në marketet e lagjeve të Elbasanit. Tregtarët e vegjël të ushqimoreve dhe fruta perimeve nuk shtojnë xhiron, por listat e borxheve. Ardian Myrta i tregoi Drejtuesit tëve që marrin pa para, pasi nuk kanë me çfarë jetojnë. “Konsumi ka rënë, veçanërisht gjatë pandemisë dhe nuk morëm asnje mbështetje”, tha ai. I njëjti nivel varfërie në Elbasan, duket edhe tek dyqani i Ndriçim Debrovës.

Gazment Bardhi theksoi se e “e vetmja mundësi për të dalë nga kjo krizë është ndryshimi më 25 prill. Qeveria e PD do të rrisë ndihmën ekonomike, pensionet dhe do të bëjë të mundur që qytetarët të kenë më shumë të ardhura, për të rritur kështu konsumin dhe mirëqënien e tyre. Kudo banorët shprehen për nevojën për ndryshim dhe se kështu nuk mund te ecet më. Unë siguroj këdo që PD nuk ka premtime elektorale, por angazhime konkrete të studiuara mirë që do të përmirësojnë menjëherë jetën e njerëzve”, u shpreh Gazment Bardhi.

Exit mobile version