Ballina Kryesore Tregtarët-Tabakut: Jemi në kufijtë e mbijetesës dhe pa asnjë siguri për të...

Tregtarët-Tabakut: Jemi në kufijtë e mbijetesës dhe pa asnjë siguri për të ardhmen

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku vijon takimet me biznesin e vogël në Tiranë.

“Tregu Elektrik” dhe “Lagjia e Tabakëve” ishin ndalesat e rradhës, ku Tabaku u njoh me vështirësitë e tregtarëve të vegjël, ku u shprehën se e janë në kufijtë e mbijetesës dhe pa asnjë siguri për të ardhmen e biznesit të tyre.

“Këtu ndodh një paradoks i jashtëzakonshëm! Ndodh paradoksi që janë 5 veta që pasurohen dhe janë 95% tjerë që vuajnë për bukën e gojës. Sepse të marrësh një spec dhe një patate është mëshirë”, tha një tregtare.

Tregtarët i shprehën shqetësimin ish-deputetes Tabaku se janë rënduar vazhdimisht nga taksat vendore e qëndrore, nga të cilat nuk u lehtësuan as në periudhën e pandemisë. Ata i kujtuan zonjës Tabaku faktin se biznesi kërkoi disa herë ndihmë dhe se shqetësimet që paketa e ndihmës financiare që miratoi qeveria ishte e pamjaftueshme nuk u dëgjuan asnjëherë.

Exit mobile version